-
Kërko
Sportiviteti ka arritur pikën e tij më të mirë.
S4 Avant i ri ofron përvojën dhe dinamizmin e një niveli makine sportive në ngarje. Dizajni është i mprehtë, performanca në rritje: motori 3.0 TFSI arrin 260 kW (354 KF) dhe S4 Avant përshpejton 4,9 sekonda nga 0 në 100 km/h dhe arrin deri në 250 km/h. Lëshojeni veten në shoqërinë e një dizajni atletik, të një performance sportive dhe mes inovacioneve teknike, e përcaktuar nga tipari tipik S.
Audi S4 Avant Galeria e fotove
Karakteristikat e Audi S4 Avant
Dinamika e lëvizjes
Transmisioni tiptronik i shpejtë dhe i përshtatshëm me tetë marsha merr përsipër transmetimin e fuqisë. Marshat më të ulëta janë të shkurtër me shumë sportivitet, marshat e lartë janë më të gjatë dhe kjo shpjegohet me konsum dhe xhiro. Sistemi me katër rrota aktive quattro gjithashtu kontribuon në sjelljen sportive lëvizëse të S4 Avant. Ajo shpërndan fuqinë e motorit gjatë drejtimit normal të automjetit duke e kaluar tek pjesa e pasme, nëse është e nevojshme, shumica e fuqisë i kalon boshtit me tërheqjen më të mirë.
Performancë e lartë me konsum të ulët
Motori i zhvilluar rishtazi 3.0 TFSI arrin 260 kW (354 KF). Momentet rrotulluese të tij 500 Nm janë në dispozicion nëpërmjet një game të gjerë të shpejtësisë 1370-4500 1/min. Konsumi është dukshëm më i ulët se paraardhësi i tij, por ai e tejkalon atë në fuqi dhe xhiro. S4 Avant është i kënaqur me më pak se 7,5 litra karburant për 100 kilometra dhe 175 gram CO2 për kilometër. Në 4,9 sekonda S4 Avant përshpejton nga 0 në 100 km/h, në 250 km/h arrin kufirin elektronik.
Pajisjet e panumërta standarde
S4 Avant të bind që në pajisjet standarde me detaje sportive, që janë në dispozicion, për një përvojë dinamike në ngarje. Ndër të tjera, pjesë e pajisjeve standarde janë sistemi me katër rrota aktive quattro, Audi Drive Select, pragu i dyerve i ndriçuar me logon ""S, fenerët LED dhe dritat e pasme LED me ndezjen dinamike të dritës. S4 Avant sjell edhe një funksion elektrik për derën e pasme të bagazheve dhe mbulesë tek pjesa e bagazheve, si dhe shina të veshura në alumin.
Dizajn i cilësisë së lartë
Në pjesën ballore, gjerësia e mjetit theksohet edhe më shumë nga grila një-kornizore dhe linjat e theksuara horizontale. Parakolp dhe prurëset e ajrit janë konturuar në mënyrë të dallueshme. Shumë pjesë përbërëse janë dizenjuar në mënyrë elegante, në ngjyrë gri mat. Detaje atletike si grila specifike "S" e radiatorit në gri të errët me dopio lamela alumini ose sistemi specifik "S" dual shkarkimi të gazrave të kromuar i japin mjetit një pamje mbresëlënëse.