-
Kërko
Shfaqje sportive.
Audi prezanton modelin e ri në serinë A4: Audi S4 Limousine i ri. Formula e suksesit të modeleve S vazhdon: performancë e pavarur quattro, dizajn i matur dhe teknologji e fundit në lidhje me pjesën motorike, shasinë dhe argëtimin.
Audi S4 Limousine galeria e fotove
Karakteristika të S4 Limousine.
Pamja e jashtme
Në pjesën ballore të Audit të ri S4 Lomousine, grila njëkornizore e radiatorit dhe linjat horizontale e theksojnë edhe më shumë gjerësinë. Parakolpi dhe pjesët e hyrjet e ajrit janë konturuar në mënyrë mbresëlënëse. Dizajni është pasqyruar në linja elegante, të lyera me tone gri mat, pjesët e kromuara i japin një pamje vërtet të dallueshme. Në pjesën anësore 4,74 metra të gjatë të S4 Limousine të bien në sy konturet e pasqyrave të jashtme në veshje alumini.
Sistemet ndihmëse për shoferin
Në Audi S4 Lomousine, ju mund të zgjidhni mes një game të gjerë të sistemeve ndihmëse për shoferin. Sistemi ndihmës parashikues i efikasitetit mbështet shoferin me anë të udhëzimeve për kursimin e karburantit. Sistemi Audi active lane assist e ndihmon shoferin për të ruajtur korsinë. Funksioni adaptive cruise control Stop & Go përfshirë sistemin ndihmës të bllokimit të trafikut merr përsipër, deri në 65 km/h, përshpejtimin, ngadalësimin dhe drejtimin dhe në këtë mënyrë lehtëson shoferin gjatë një trafiku të rënduar.
Pamja e brendshme
Në pjesën e brendshme plot hapësirë mund të udhëtojnë pesë pasagjerë në mënyrë shumë të rehatshme. Edhe rehatia akustike është në standardet e një klase të re dhe cilësia e përpunimit është e një niveli shumë të lartë. S4 Limousine ofron 480 litra hapësirë për bagazhet.
Motori
Zemra e S4 Limousine është motori V6 i zhvilluar rishtazi me injeksion të direkt të benzinës dhe turbo. Motori 3.0 TFSI 260 kW (354 KF). Momentet rrotulluese 500 Nm janë në dispozicion në një gamë të gjerë të shpejtësisë 1300-4500 1/min. Motori tejkalon paraardhësit e tij në fuqi dhe xhiro, por në mënyrë të konsiderueshme me konsumin më të ulët të karburantit dhe peshë.