-
Kërko
Audi S5 Sportback Galeria-Multimedia
Unik & dinamik Karakteristikat e S5 Sportback
Detaje sportive. Perfomancë e fuqishme. Pjesa e jashtme e Audi S5 Sportback.
Sinjalizon superioritet: korniza S platin gri me shirita strukture kromi dhe logo S5. Parakolpi S i veçantë thekson pjesën sportive të gjerë të makinës, njësoj si prurëset e ajrit. Fenerët Xenon plus me dritat e ditës në teknologjinë LED i japin Audi S5 Sportback një pamje të pagabueshme. Rrotat me diametër të madh me disqet opsionale 19-inch alumini në dizajnin me 5-pjesë paralele-yje* dhe të lyera në ngjyrën e trupit të makinës, e bëjnë pamjen e përgjithshme të S5 Sportback shumë sportive. Në pjesën e pasme janë vendosur dritat në teknologjinë LED duke i dhënë një pamje të këndshme: ato kombinojnë anën dinamike me pjesën e pasme të dizenjuar pastër.
Bëjeni mjetin tuaj të pagabueshëm. Pajisjet e Audi S5 Sportback.
Përshtateni Audi S5 Sportback sipas nevojave tuaja dhe zgjeroni gamën e pajisjeve të tij. P.sh sistemi Bang & Olufsen Sound mundëson jo vetëm detaje vizuale, por edhe akustike. Ai është i integruar në mënyrë të përkryer në ambientin sportiv të mjetit dhe konverton çdo tingull në një përvojë të paimitueshëm akustike. Një festë për të gjitha shqisat - në çdo udhëtim, në çdo lloj shpejtësie.
Automjet i jashtëzakonshëm. Motor i jashtëzakonshëm.
Fuqia e xhirove dhe e përshpejtimit të frymëzon që në fillim të ecjes. Motori 3.0-litra V6 TFSI gjeneron fuqishëm 245 kw (333 KF). Kështu, S5 Coupe arrin në 4.9 sekonda nga 0 në 100 km/h. Këtu vjen një mekanizëm turbo inovativ mekanik me ftohje ajri, që e kthen motorin me 6-cilindra në një fabrikë kompakte fuqie tërheqëse. Njësoj si Audi A5 Sportback, edhe S5 Sportback ka në dispozicion teknologjinë efektive TFSI® për performancë të jashtëzakonshme dhe konsum të moderuar.
Atmosferë dinamike. Pjesa e brendshme e Audi S5 Sportback.
Detajet specifike S në pjesën e brendshme nënvizojnë karakterin sportiv të mjetit: Këtu përmendim përdorimet e kromuara apo dekorin në alumin mat, Carbon Atlas, rrjetë inoksi, dru Birkenmaser gri ose alumin/dru Beaufort i zi. Timoni sportiv multifunksional me tre ndarje dhe sinjale anësore në dukje alumini mundësojnë një ndjesi të vërtetë sportive. Sediljet e para opsionale S me emblemën S5, sediljet e para me ngrohje si pjesë standarte dhe me rregullim elektrik ofrojnë një qëndrim më të këndshëm. Pjesa e brendshme është e madhe dhe e rehatshme, pjesa e tavanit në ngjyrë të zezë ose argjend të errët ofron një atmosferë relaksuese dhe dinamike. Pragjet e dyerve me pjesë alumini dhe logo S5 plotësojnë tablonë e një pamje madhështore.