-
Kërko
I përkufizuar si polivalent. Audi A6 Avant i ri.
Rehatia hapësinore e jashtëzakonshme dhe kompetenca dixhitale që përcakton trendin të kombinuara në estetikën e një atleti: Audi A6 Avant i ri është fitues në të gjitha kushtet e jetës. Me pamjen elegante dhe sportive në pjesën e jashtme, hapësirën e bollshme brenda, Avant është tërësisht i lidhur me arritjet e epokës dixhitale dhe vendos standarde të reja në Business Class me sistemet inovatore të ndihmës së drejtuesit. Edhe një herë.
Galeria Audi A6 Avant
Dinamik në mënyrë të pakrahasueshme.
Avant në mënyrë të pakontestueshme.
Më e sheshtë, më e gjerë, më e ulët - pjesa ballore e A6 Avant të ri demonstron fuqi dhe konçizion që me shikim të parë. Parafangot spikatëse, linja lehtësisht e pjerrët e kabinës dhe kolona D e sheshtë theksojnë edhe një herë dinamikën e përmasave dhe krijojnë një siluetë të pakrahasueshme. Pjesa e pasme theksohet veçanërisht nga spoileri sportiv i kabinës dhe shiritat karakteristike prej kromi. Për një paraqitje atletike me hapësirë pa kompromis.
Komfort hapësire në krahasim me modelin e mëparshëm
Përmasa konfirmuese
Komfort pa kompromis: Koncepti i optimizuar i hapësirës së Audit A6 Avant të ri i ofron drejtuesit dhe pasagjerëve më shumë hapësirë për këmbët, kokën dhe shpatullat dhe përdorim optimal të volumit të bollshëm të bagazhit. Mbështetja e ndenjëses së pasme e palosshme me mundësi ngarkimi mund të paloset në raport 40:20:40 dhe përshtatet në mënyrë optimale sipas dëshirave e nevojave tuaja. Me familjen apo me pajisjet e skive në male apo për udhëtime të gjata pune: Me një vëllim ngarkimi prej 565 deri në 1.680 litra, i keni të gjitha mundësitë.
Linjat e pajisjeve
Në varësi të dëshirave të klientit, ambienti i brendshëm i Audit A6 Avant të ri mishëron karaktere krejtësisht të ndryshme. Krahas pajisjeve bazë, ekzistojnë katër linja të pajisjeve opsionale, secila me konceptin e vet të ngjyrave: sport, design, design selection dhe - këtu për të parë - paketën sportive S line. Ngjyrat janë progresive dhe elegante. Materialet - ndërthurja e lëkurës Valcona dhe shiritave dekorues prej alumini mat - janë të një cilësie të lartë prodhimi.
Dizajn i reduktuar.
Lehtësi maksimale përdorimi.
Ekranet me prekje me përmasa 10,1 inç dhe 8,6 inç të MMI High me touch response integrohen në mënyrë të përsosur në kroskotin e sofistikuar dhe plotësohen nga ekrani 12,3 inç i kroskotit opsional Audi virtual cockpit. Opsionet e shumta të personalizimit u mundësojnë deri në shtatë drejtues të ruajnë konfigurimet e preferuara në profilet individuale të përdoruesit. Funksionet qendrore të automjetit - ashtu si për smartfonët - mund të përcaktohen me anë të komandave "Drag and Drop" në pozicionin e dëshiruar në ekranin MMI. Fleksibël, i rehatshëm dhe mbi të gjitha: i thjeshtë.
Ndriçim revolucionar. Pamje ekspresive.
Fenerët opsionalë HD Matrix LED me drita sinjalesh dinamike të bëjnë përshtypje në dy mënyra. Ato i ofrojnë drejtuesit ndriçimin optimal të rrugës pa verbuar trafikun në mbërritje. Dhe i japin A6 Avant një efekt maksimal fushëpamjeje përmes largimit të fokusimit nga segmentet karakteristike ndriçuese.
Inteligjenca, përdorimi inteligjent
E ardhmja këtu dhe tani: Një kombinim perfekt i sensorëve, kamerave, radarëve dhe teknologjive me ultratinguj me një skaner lazer njeh dhe vlerëson situatën tuaj të udhëtimit, ju ndihmon nëse dëshironi dhe ndërhyn kur nuk ka rrugë tjetër. Bashkohuni në udhëtimin tonë për një eksperiencë autonome drejtimi që të jeni në gjendje të drejtoni automjetin nesër.
Ofruesit e shërbimeve
Për hedhjet në tregun evropian, A6 Avant fillon me dy motorë të fuqishëm - një motor nafte dhe një benzine. Të gjithë motorët janë të pajisur me teknologjinë e re Mild-Hybrid
I shkathët. I manovrueshëm. Sportiv.
Sistemi i drejtimit progresiv që është si pajisje standard siguron një dinamikë të fuqishme lëvizjeje përmes një shndërrimi të theksuar sportiv të sistemit të drejtimit, që shton shkathtësinë dhe manovrimin, sidomos në kombinim me drejtimin dinamik me katër rrota.