-
Kërko
Dëshmon madhësinë e vërtetë. Audi A8 L i ri.
Ne i japim jetë të ardhmes. Me një gjuhë dizajni që i jep elegancës dhe dinamizmit një pavarësie të re. Me një sërë sistemesh asistence, një koncept i ri funksionimi mund t'i ofrojë përdoruesit intuitiv një udhëzim në nivelin më të lartë dhe mbi të gjitha, më shumë hapësirë. Dizenjoni hapësirën tuaj personale në pjesën e pasme aq fleksibël dhe të rehatshëm si kurrë më parë e përjetoni luksin e madhësisë reale. Tek Audi A8 L i ri.
Audi A8 L Galeria-Multimedia
Pioner me histori
Prestigj dhe dinamik - sikurse provohet nga elemente fisnike të dizajnit të A8 L të ri. Pavarësisht pjesës së jashtme të ripunuar, kjo nuk është e fundit për shkak të harqeve të fuqishme të gomave, po ashtu një homazh për legjendarin quattro origjinal.
Mbërritje e sigurt në destinacion
Me Audin A8 L, ju mund të veproni me qetësinë më të madhe. Sepse këtu keni një pasuri unike sistemesh rrjeti. Ky rrjet inteligjent sistemesh dhe algoritmesh ju ndihmon të gjeni një vend parkim thuajse në të gjitha situatat e drejtimit të mjetit dhe e bën udhëtimin edhe më të rehatshëm, të besueshëm dhe të sigurt. Deri në 41 sisteme asistence njohin dhe vlerësojnë mjedisin gjatë udhëtimit, duke ju ofruar informacion shtesë, kur nevojitet, dhe ndërhyn në faza të ndryshme, kur punët bëhen kritike. Me këtë pajisje gjithëpërfshirëse hidhet një hap vendimtar drejt udhëtimit autonom.
Eleganca në një dritë të re
Paketa e ndriçimit shumëngjyrësh të kontureve ose ambientit përdoret për të kthyer ambientin e brendshëm në një ndriçim perfekt. Ky dizajn i brendshëm thekson dhe rrit më tej vlerën e saj.
Madhështia deri në detajin më të vogël
Në distancë të gjatë apo të shkurtër: Besojini Audi A8 L për të mbërritur në destinacion gjithmonë të çlodhur. Kjo veti sigurohet nga një sërë pajisjesh që plotësojnë kërkesat më të larta me lehtësinë e tyre të veçantë për t'u përdorur, përpara, gjatë dhe pas udhëtimit. Audi A8 L shtrin kënaqësinë tipike të ngarjes së një Audi tek kënaqësia e të udhëtuarit si pasagjer. Pasagjerët, të ulur në sediljet e rehatshme të pjesës së pasme, shijojnë një volum hapësire dukshëm më e madh krahasuar me paraardhësin e tij. Ndërkohë, teknologjia aktive e drejtimit të mjetit ofron një përvojë të rehatshme e dinamike të pa kufizuar në çdo situatë drejtimi, atmosfera e dizajnit të ndriçimit të ambientit si dhe funksionet inovative të komfortit e argëtimit sigurojnë një kënaqësi udhëtimi të relaksuar në nivelin më të lartë. Mbase nuk ka asnjë vend tjetër ku mund të relaksoheni në mënyrë më efikase sesa në sediljet e pasme të Audit A8 L. Ai i ofron pasagjerit të pasëm nivelin më të lartë të komfortit falë një rangu të gjerë opsionesh përshtatjeje, një funksion opsional masazhi tek mbështetësja e këmbëve për një pozicion qendrimi veçanërisht të rehatshëm. Krahas kësaj, sedilja e përparme e pasagjerit mund të shtyhet në mënyrë elektronike dhe mbështetësja e saj mund të paloset për një hapësirë maksimale të këmbëve, ndërkohë që opsioni i masazhit të këmbëve në mbështetësen e këmbës dhe Rear Seat Entertainment (Tablet Audi) e plotësojnë në mënyrë të përsosur parajsën në pjesën e pasme të Audit A8 L.
Ku cilësia e ajrit bëhet e dukshme
Paketa Air Quality ofron një flagrancë të këndshme me shtypjen e një butoni në të gjithë pjesën e brendshme të automjetit. Në total, ekzistojnë dy aroma të ndryshme të kompozuara posaçërisht për automjetin. Intensiteti i aromës është i përshtatshëm në tre nivele të ndryshme. Aktivizohen nëpërmjet MMI touch response. Njëkohësisht me aromën e brendshme, ajri i jashtëm filtrohet dhe pastrohet me efikasitet. Krahas kësaj, cilësia e ajrit përmirësohet në mënyrë të ndjeshme nëpërmjet jonizimit.
E ndjeni dallimin
Ambienti i brendshëm i Audit A8 L të ri ka një koncept krejt të ri përdorimi. Ekranet me prekje me fidbek haptik zëvendësojnë elementët klasikë të kontrollit dhe japin një përshtypje më elegante me reduktim optik. Komandimi intuitiv i instrumenteve siguron një komfort unik, edhe në pjesën e pasme.
Këtë ndjesi ka e ardhmja
Më gjithëpërfshirës se kurrë, dizajni i elementeve të kontrollit tek Audi A8 ndjek idenë e uniformitetit. Kjo mundësohet nga përdorimi konsistent i ekraneve me prekje që redukton një larmi funksionalitetesh në një minimum ndërfaqeje. Trajtimi i këtyre sipërfaqeve është absolutisht intuitiv: duke shtypur dhe lëvizur gishtin, ju lundroni lehtësisht në përmbajtjen e dëshiruar. Kur zgjidhni një funksion, ju merrni një fidbek haptik dhe akustik. Thuajse njësoj si të shtypni një buton, por dukshëm më mirë. Shumë funksione mund të kontrollohen edhe pa duar fare. Për herë të parë, asistentët e zërit mundësojnë përdorimin e një gjuhe me bazë fjalën, e cila nuk bazohet tek termat e përcaktuar, por tek dialogët natyrorë.
Gjërat e provuara bëhen edhe më të mira
Audi MMI ka revolucionalizuar udhëzimin e përdoruesit. Kjo vlen për qartësinë intuitive dhe cilësinë ndjesore të jashtëzakonshme. Edhe gjenerata e re lidhet tek këto vlera, i përcjell ato vazhdimisht në kozmosin numerik dhe njëkohësisht befason me detaje edhe më të sakta. Për shembull, të dhënat e hartës të përditësuara në mënyrë më dinamike se kurrë mundësojnë lundrimin topografik dhe modelet e përparuara të 3D City ju udhëzojnë më me saktësi për tek destinacioni juaj. Mbi të gjitha, dhe ky është revolucioni tjetër, MMI touch response tashmë mund të përshtatet me dëshirat dhe zakonet tuaja: Ju mund ta konfiguroni atë sipas preferencave tuaja personale, t'i ruani këto konfigurime dhe ta bëni A8 L tuaj më personal se kurrë.
Komforti më i lartë edhe në rreshtin e dytë
Me kërkesë, si pasagjer në pjesën e pasme të A8 L, ju keni nën kontroll të gjitha funksionet e komfortit dhe infoargëtimit. Rear Seat Remote është një njësi kontrolli portative me ekran të teknologjisë OLED, e lidhur me një sërë mundësish të ambientit te brendshëm dhe po ashtu i përdorshëm si telefon.