Audi i ri Q7 dhe A6 triumfojnë në “Auto test 2016”

2016-07-27

Audi i ri Q7 dhe A6 triumfojnë në "Auto test 2016"

Modelet respektive janë vlerësuar për risi, cilësi dhe besueshmëri.

Audi Q7 3.0 TDI quattro është fitues i përgjithshëm, ndërsa Audi A6 Avant 2.0 TDI ultra me vlerën më të lartë për investimin për kategorinë e makinave me madhësi mesatare të segmentit premium.

 

Audi Q7 3.0 TDI quattro mori titullin fitues i përgjithshëm për vitin 2016 nga revista e tregtisë "TEST AUTO". Së bashku me SUV-in sportiv, Audi A6 Avant 2.0 TDI ultra, i cili u cilësua si makina me vlerën më të lartë të investimit për kategorinë e makinave me madhësi mesatare për segmentin premium. Në vazhdim të vlerësimit të tyre në Berlin, paneli i jurisë së ekspertëve vlerësoi veçanërisht teknologjinë inovative të Audi Q7 3.0 TDI quattro - ku spikatën, konstruksioni i lehtë, eksperiencën e udhëtimit, funksionimin dhe konceptimin e ekranit të SUV premium. Motori V6 impresionoi me shpërndarjen e pabesueshme të fuqisë dhe efikasitetit, dhe zhvillimin rishtazi të tij, amortizimin e përshtatur që ofron sportivitet dhe rehati. Në brendësi, Q7 ofron risi të shumta teknike, duke theksuar në mënyrë të veçantë kabinën virtuale të Audi-t që tregon të gjithë informacionet e rëndësishme për shoferin në rezolucion të lartë. Gjithashtu një shumëllojshmëri e sistemeve të ndihmës, të gjeneratës së re, që ndihmojnë në trasferimin e shoferëve në mënyrë të sigurtë dhe efikase në destinacionet e tyre.

Juria arriti në përfundimin se Audi A6 Avant 2.0 TDI ultra kryesonte listën e makinave të madhësisë mesatare në segmentin premium, në aspektin e vlerës së investimit. Station wagon i biznesit u vlerësua për sistemin efikas të udhëtimit dhe nivelin e lartë të besueshmërisë. Në të njëjtën kohë A6 2.0 TDI ultra mundi konkurrentët në lidhje me konsumin efikas të karburantit.

 

Redaktorët e AUTO TEST prezantuan çmime aktuale lidhur me besueshmërinë dhe cilësinë e makinave të zgjedhur nga të gjitha klasat e automobilave dhe ofroi rekomandimet për blerje për rreth 500 modele.

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.