Audi i ri A8 – prezantohet në tregun Shqiptar

2018-03-27

Porsche Albania, kompania e parë dhe e vetme ndërkombëtare në tregun e makinave të Shqipër, prezantoi përpara publikut dhe mediave, fjalën e funditë të teknologjisë Gjermane në segmentin Premium, Audin e ri A8.

 

Në fjalën e hapjes drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Z. Gentian Bushati, foli për ofensivën e modeleve të gjithë grupit Volkswagen e në veçanti të Audit gjatë 2018.

 

"Një gamë e gjërë modelesh ku përfshihen edhe makinat elektrike me pavarësi deri në 600 km, do të jenë pjesë e ofertës Audi në këto dy vite." - u shpreh, Z. Bushati.

 

Audi i ri A8, produkti më i fundit i teknologjise Gjermane, vjen sot më: teknologjik, komod, inteligjent dhe i sigurtë se kurrë më parë.

 

Prezantimi i A8, tipareve, dizajnit, teknologjisë dhe nivelit të sofistikimit, kësaj rradhe ju besua një profesionisti në fushën e dizajnit: Dr. Ledian Bregasi-t, Dekani ne fakultetin e arkitekture dhe dizajnit ne universitetin Polis si edhe Drejtor i Unionit të Arkitektëve të Shqipërisë.

 

Prezantim i detajuar i modelit i la rradhën publikut për të parë nga afërt modelin me të gjithë tiparet dhe sofistikmin e markës Audi.

 

Tiparet e modelit:

 

Modeli i ri Audi A8 bën të prekshme sot atë që do të sjellë e nesërmja në kategorinë e makinave të luksit. Audi A8 vjen në gjeneratën e tij të katërt me një linjë të re dizajni, me një koncept krejtësisht të ri opërativ, me shumë funksione autonome dhe një hap para në lidhje me temën më të diskutuar të momentit, "elektrifikimin". Mund të thuhet pa hezitim se Audi A8 e re është makina e parë në botë, e konceptuar dhe e zhvilluar për një udhëtim pjesërisht të automatizuar. Nga viti I ardhshëm, do të shtohen gradualisht

funksione të drejtimit të pilotuar, si piloti I parkimit, piloti i garazhit dhe piloti i trafikut.

 

Një linjë e re për markën: dizajni - Elegancë sportive, sofistikim dhe një status progresiv - dizajni i jashtëm i Audi A8 shënon fillimin e një epoke të re për të gjithë markën. Pjesa ballore me grilën e saj të gjerë, dizajni muskuloz i trupit dhe pjesa e prapme me shiritin e plotë të dritës, rrezatojnë një prezencë të fuqishme. Në versionin standart gjatësia është rritur me 3,7 cm duke shkuar në 5,17 metra, në versionin e gjatë distanca aksiale rritet me 13 centimetra duke shkuar në 5,30 metra. Silueta anesore nuk e fsheh ngjashmerine me nje kupe sportive. Qetësia dhe format e reduktuara janë bazat mbi të cilat janë orientuar vlerat estetike të modelit më të rëndësishëm të Audi-t. Elemente te kudondodhur si parafangot e dala citojne trashegimine "Quattro". Ndricimi inovativ OLED krijon grafika precise dhe te dallueshme nga larg.

Shoferi dhe pasagjerët rrethohen nga një mjedis jo tradicional, futurist dhe njëkohësisht familjar. Linjat horizontale, qetësia e sipërfaqeve dhe komoditeti maksimal i sediljeve kontrastojnë me sofistikimin e detajeve. Përzgjedhja e materialeve dhe opsionet eksluzive janë në nivelin më të lartë: zhdukja me një prekje gishti e fryrëseve të ajrit, drita leximi të kontrolluara Matrix LED, shtrirja e plotë e sediljeve të pasme, masazhi me 18 dhomëza të trefishta ajri për çdo sedilje, ngrohje dhe masazhi I këmbëve, paketa për cilësinë e ajrit, ku përveç ionizimit përfshihet edhe aroma e parfumit sipas stinës dhe intensiteti i tij, tavolina të palosshme në dy pozicione, tableti portativ me ekran OLED që shërben si pult komandimi për pasagjerët e pasëm dhe njëkohësisht mund të përdoret edhe si telefon etj. etj. Me një klik të lehtë dera mbyllet dhe … mirësevini në të ardhmen!

 

Deri në pesë profile të mundshme shoferësh mund të memorizojnë preferencat e tyre. Përsonalizimi përfshin 400 parametra të ndryshëm, nga pozicioni i sediljes, destinacionet e navigatorit e deri në preferencat e ajrit të  kondicionuar apo muzikës së parapëlqyer. Mjafton hapja e derës që makina të dallojë përdoruesin dhe të aktivizojë profilin e tij përsonal.

 

Sistemet e asistences në rrugë - Drejtimi i të katër rrotave, butoni Audi AI (Artificial Intelligence), amortizim aktiv, platforma elektronike e shasisë dhe shumë risi të tjera dëshmojnë përfshirjen e prodhuesit për të rikonceptuar në çdo aspekt ndërtimin dhe përsosjen e modelit më simbolik të markës. Teknologjitë revolucionare dhe sistemet e kontrollit e bëjnë atë më komforte, sportive dhe të sigurt.

 

Audi A8 sheh edhe ato qe syte tuaj jo gjithmone i vënë re. Nese jeni duke dalë nga një rrugicë e ngushtë dhe pa fushëpamje, kamerat ju mundësojne pamjet e pamundura për tu pare nga pozicioni juaj. Nese konstatohet nje rrezik përplasjeje me nje kalimtar apo mjet tjeter, A8 merr përsipër frenimin autonom. Sipas te njejtit parim, kur konstatohet nje përplasje e pashmangshme anesore, makina ne te dhjetat e sekondes, ngrihet 8 cm ne krahun qe do te pesoje goditjen. Si rezultat, përplasja ndodh me pjesën më

rezistente të makinës, duke reduktuar me 50 përqind rrezikun për jetën e pasagjerëve.

 

Teknologjia e re "active suspension" i bën të pandjeshme për pasagjerët pothuaj të gjitha efektet e shkaktuara nga defektet e rrugës. Nje kamera "vezhgon" paraprakisht rrugen ku do të kaloje makina, kalkulon reagimin e secilit nga amortizatoret dhe me anë të aktuatorëve elektrikë rritet ose zvogëlohet ngarkesa individualisht në çdo rrotë. Karakteristikat variojnë nga rrotullimi I butë i një sedani luksoz në dinamikën e një veture sportive.

 

Drejtimi i të katër rrotave rrit stabilitetin gjatë kthesës në shpejtësi, duke zvogëluar me një metër diametrin e kthimit në vend.

 

Me AI traffic jam pilot, Audi prezanton për të parën herë një sistem pilotimi automatik që arrin nivelin 3. Me ndihmen e sensoreve me ultratinguj, kamera dhe skanim laser, sistemi mund të marrë përsipër kontrollin e makinës në autostradë apo rrugë ndërqytetase në momente trafiku deri në 60km/orë, duke startuar nga vendi, përshpejtuar drejtuar dhe frenuar Brenda korsisë përkatëse.

 

Në ndryshim nga niveli 2, shoferi nuk ka nevojë të monitorojë makinën. Mjafton të shtypë butonin AI, të heqë këmbën nga gazi dhe duart nga timoni dhe t'ia besojë punën e tij makinës, e cila merr përsipër jo vetëm guidën por edhe vlerësimin dhe shmangien e rreziqeve të mundshme. Sistemi zbaton gjithçka në mënyrë të pagabueshme, duke respektuar të gjitha shenjat dhe rregullat e qarkullimit.

 

E ardhmja sot.

Momente para prezantimit
Momente para prezantimit
Momente para prezantimit
Fjala e drejtorit te Pergjithshem Z. Gentian Bushati
Dr. Ledian Bregasi
Audi i ri A8
Momente nga prezantimi
Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.