Vlerësime nga Korriku në Tetor për Audin

2016-11-03

 

 Performanca më e mirë e Audi-t në "sport auto Award"

 Audi rrëmbeu dy fitore në prezantimin e vlerësimeve "sport auto". Audi S1 fitoi në kategorinë "Production Models - makina të vogla", si dhe Audi RS 6 Avant performance kryesoi kategorinë e "Production Models - Sedans/me vlerën mbi 100,000 euro". Lexuesit e revistës "sport auto" zgjodhën makinën më sportive të vitit në 25 kategori të ndryshme (13 Tetor 2016).

 Audi u cilësua si "Makina familjare e vitit"

 Audi arrin një fitore të dyfishtë në sondazhin e lexuesve të organizuar nga revista "AutoStraßenverkehr" dhe "Eltern." Audi merr vlerësimin "Makina familjare e vitit" për Audi Q5 dhe Audi A6 Avant. Mbi 23,000 lexues morën pjesë në sondazh (21 shtator, 2016)

 Katër fitore për Audi në  Car Connectivity Award

 Katër vendet e para për Audi në Car Connectivity Award. Në anketën drejtuar lexuesve  kryer nga "motor auto und sport" dhe "Chip", Audi fiton në kategoritë Assistance Systems, Control Concepts/Displays, Sound Systems and Entertainment/Multimedia. Më shumë se 32.000 lexues hodhën votën e tyre. (Shtator 16, 2016)

 Sukses për Audi-n në Car Connect Award 2016

 Shoqata e inxhinierëve gjermanë (VDI) dhe revista "connect" prezantuan çmime për Audi në katër kategori të ndryshme në "Car Connect". Marka kapi gjithashtu vendin e parë për "Fabrika më e mire e pajisjes me njësitë  e navigimit", "Integrimi më i mirë me telefon", "Ndihma më e mirë e shoferit në trafik" (adaptive cruise control Stop&Go duke përfshirë dhe asistencë në trafik) dhe "Multimedia/sound system më i mirë" (August 16, 2016)

 Audi MediaCenter më e vlerësuara

 Agjencia "Net Federation'' votuan Audi MediaCenter për bazën e saj më të mire të të dhënave për shtyp. Kjo kompani ka analizuar faqet e shtypit të 75 kompanive të ndryshme gjithsej dhe dha një maksimum prej 1,000 pikë për faqe. Audi kapi 884 pikë, duke siguruar vendin e parë në studim.

 (Korrik 20, 2016)

 Kinë: Audi po udhëheq markën premium drejt kënaqësisë konsumatore

 Audi mbetet pikë referimi për kënaqësinë e konsumatorëve në tregun premium të Kinës. Marka me katër unaza zuri vendin e parë në indeksin e kënaqësisë në shitje (SSI) për herë të shtatë radhazi, gjithashtu kryesoi në indeksin e shërbimit ndaj klientit në Kinë (CSI) për të katërtin vit. Të dy studimet janë rezultat i anketave të gjata ndaj konsumatorëve të realizuara në Kinë në periudhën tetor 2015-maj 2016. (30 qershor dhe 28 korrik, 2016)

 USA: çmim për Audi Q7

Audi Q7 ja doli në listën "10 eksperiencat më të mira të përdoruesve. Redaktorët e "WardsAuto" lavdëruan kabinë virtuale, sistemin sound dhe adaptive cruise control (ACC) në Audin e ri Q7.

(15 shtator, 2016)

Singapori: Audi A6 merr çmimin "Best Executive Car"

 Revista "Prestige" votoi Audi A6 si "Best Executive Car" Juria vlerësoi pamjen e brendshme të shkëlqyer, hotspot-in Wi-Fi dhe gjuhën natyrale të voice control. (31 gusht, 2016)

 

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.