“Golden Steering Wheel” për Audi Q2 dhe Audi A5 Coupé

2016-11-14

 

 

"Golden Steering Wheel" për Audi Q2 dhe Audi A5 Coupé

 

Audi Q2 fiton në kategorinë "Compact SUV"

Audi A5 Coupé fiton në segmentin "Sports Car"

Me 27 çmime, Audi është fituesi më i madh tek  "Golden Steering Wheel"

 

Audi Q2 dhe Audi A5 Coupé të dy përfunduan si fitimtarë në ndarjen e çmimeve "Golden Steering Wheel 2016". Prodhuesi premium nga Ingolstadt fitoi në të dyja kategoritë "Compact SUV" dhe "Sports Car". Sëbashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh, lexues të revistës "Auto Bild" dhe gazetës "Bild am Sonntag" zgjodhën prurjet e reja të automobilave më të mirë të vitit.

"Auto Bild" dhe "Bild am Sonntag", kanë prezantuar çmimet  "Golden Steering Wheel" që nga viti 1976. Konkursi i këtij viti përfshiu një total prej 36 modelesh në gjashtë kategori. Fitoret për Audi Q2 dhe Audi A5 Coupé janë çmimet Golden Steering Wheel numër 26 dhe 27 për markën me katër unaza. Asnjë prodhues tjetër makinash nuk ka fituar më shumë.

Rupert Stadler, Kryetar i Bordit të Menaxhimit të AUDI AG, në lidhje me rëndësinë e çmimeve tha: "Performanca jonë e suksesshme në një nga garat më të shquara të industrisë tonë dëshmon se, me iniciativën tonë, kemi arritur të pasurojmë portofolin me modele shumë terheqëse. Si rezultat, Audi Q2 dhe Audi A5 Coupé bindën jurinë, e përbërë nga redaktorë, pjesëmarrës garash, dizajnera, të famshëm dhe të apasionuar pas makinave, edhe pse pjesëmarrësit të gjithë kishin pritshmëri të ndryshme për makinat. "

Audi Q2 fitoi në kategorinë "Compact SUV". Rupert Stadler: "Kjo fitore tregon se Audi Q2 ka kapur shënuar në shenjë. Ai kombinon vështrimin e fuqishëm SUV dhe shkathtësinë me një madhësi që i shërben përdorimit në qytet, gjithashtu dhe me një funksionalitet të shkëlqyer. Audi Q2 sinjalizon qartë se zgjerimi i familjes Q është një komponent i rëndësishëm i strategjisë sonë të rritjes. Me çmimin e tij fillestar tërheqës, ne jemi duke tërhequr konsumatorë të rinj për Audi-n ".

Audi i ri A5 Coupé siguroi fitoren në segmentin "Sports Car". Dietmar VOGGENREITER, anëtar i bordit të shitjes dhe marketingut në AUDI AG, pranoi çmimin "Audi i ri A5 Coupé është Gran Turismo nga Audi - Një simbiozë e përsosur e dinamizmit të makinave sportive dhe elegancës Coupé. Audi i parë A5 Coupé shërbeu si një pikë referimi në zhvillimin e markës Audi. Golden Steering Wheel tregon se Audi i ri A5, me tiparet e tij të teknologjisë së lartë dhe shërbimeve të shkëlqyer për përdorim të përditshëm, është duke vendosur standarde të reja. "

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.