Audi i ri Q5 një performues mbresëlënës në Euro NCAP

2017-04-21

 

 

Audi i ri Q5 u vlerësua me pesë yje në Euro NCAP, vlerësim ky më i larti i organizatës, që tregon se makina e shumëpëlqyer nga Ingolstadt është ndër më të sigurtat në kategorinë e saj.

Audi Q5 tregoi forcat e veta në çdo lloj prove. Gjenerata e re e modelit Audi, shënoi pikë për mbrojtjen e udhëtarëve, sigurinë e fëmijëve dhe mbrojtjen e këmbësorëve. Gjithashtu, duke kontribuar në vlerësimin e SUV-së ishin sistemet ndihmëse të shoferit që janë pajisje standarde - duke përfshirë sistemin e frenimit emergjent që reagon ndaj automjeteve përpara dhe këmbësorëve.

Q5 arriti vlera të shkëlqyera për sigurinë ndaj përplasjeve, edhe pse pesha e tij e përgjithshme është zvogëluar deri në 90 kg (198,4 lb). Rezultatet e testimit NCAP nënvizojnë standardet e larta që marka me katër unaza ka në fushën e sigurisë aktive dhe pasive, si dhe në aspektin e ndërtimit të lehtë.

Euro NCAP ka kryer testime krahasuese të makinave të reja për sigurinë gjatë përplasjeve që nga viti 1997.

Anëtarësia e organizatës testuese përbëhet nga një numër i ministrive evropiane të transportit dhe klubeve të automobilave, kompani të sigurimeve dhe grupeve të mbrojtjes së konsumatorit. Gama e plotë e kërkesave të testimit është shumë më kërkuese se specifikimet e përcaktuara nga ligjvënësit evropianë.

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.