Audi marka më inovative sipas vlerësimeve “Automotive Innovations Award 2017”

2017-05-09

 

Për herë të dytë radhazi, Audi arriti fitoren në vlerësimet për makinat inovative në kategorinë e prodhuesve premium. Me këtë, marka me katër unaza edhe njëherë demonstroi shkathtësi dhe forcë inovative në segmente të ardhshme të rëndësishme si aerodinamika, ndërtimi i lehtë, lidhja në rrjet dhe drejtimi i pilotuar.

 

"Me 84 përmirësime të reja në periudhën raportuese, Audi tregoi më tepër risi se të gjitha market e tjera dhe prandaj u cilësua si marka më inovative në të gjitha aspektet", tha juria në shpjegimin e saj për vendimin e marr. Katër fusha u përfshinë në vlerësim: sistemet e lëvizjes së makinës, drejtimi dhe siguria autonome, konceptet dhe trupi i automjeteve, ndërfaqja dhe lidhja në rrjet. Përveç kësaj, Audi mori çmim si marka më inovative në dy kategoritë e fundit individuale.

"Këto çmime tregojnë se ne kemi arritur ti sjellim pretendimet tonë për markën të konkretizuara- , dhe po udhëheqim kur bëhet fjalë për shumë çështje të inovacionit", tha Prof. Rupert Stadler, Kryetar i Bordit të Menaxhimit të AUDI AG, në Frankfurt. "Sidomos në aerodinamikë dhe ndërtimin e lehtë, në lidhjen në rrjet, sistemet e ndihmës së shoferit dhe drejtimin pilot të makinës, ne jemi në një pozitë shumë të rehatshme dhe po punojmë shumë për të ruajtur avantazhin tonë konkurrues".

Qendra e Menaxhimit Automobilistik dhe PricewaterhouseCoopers AG prezantuan çmimin e inovacionit te makinat për herë të pestë këtë vit. Çmimi nderoi prodhuesit dhe furnitorët më inovativë të makinave për vitin 2017. Mbi 1,162 inovacione nga 19 prodhues makinash  dhe 60 marka u morën në konsideratë për çmimin.

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.