Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.

“Airbus & Audi Pop.Up”

2018-03-12

 

"Airbus & Audi Pop.Up" Koncepti i ardhshëm është një makinë dronë pasagjerësh pa shofer, që udhëton në tokë dhe në ajër.

Airbus ka kombinuar aftësinë për të qëndruar në ajër me njohuritë e makinës autonome tokësore të Italdesign dhe Audi-t për të prodhuar një koncept të guximshëm lëvizshmërie të quajtur Pop.Up Next. Si pasardhës i konceptit origjinal të Pop.Up të zbuluar vitin e kaluar në Gjenevë, udhëtimi dyvendësh prezantuar në show-n e këtij viti mundet të drejtohet në mënyrë autonome në rrugë dhe të ngrihet në ajër vertikalisht, duke kërkuar të mundë trafikun e qytetit dhe mundësuar dërgimin e pasagjerëve në drejtimin që duan.

Në zemër të konceptit Pop.Up Next është një kabinë e thjeshtë me dy ulëse duke mundësuar udhëtimin sipas dy mënyrave. Rruga më e thjeshtë është brenda kabinës me fuqi 60 kW (80 hp) në rolin e makinës që drejtohet vetë, ku shpejtësia më e lartë do kapi shifrën 100 km / h (62 mph) dhe do të mbështetet në një bateri prej 15 kWh për një distancë prej 130 km (81 mi).

Por le të themi se e gjeni veten papritur të kapur në trafik. Duke përdorur mundësinë e ndarjes në dy pjesë të Pop.Up Next, Teknologjia e avancuar e makinës automatike e kthen atë në një dronë në momentin që duhet të udhëtoj në ajër. Moduli i ajrit mund të fluturojë 50 km (31 mi) në çdo ngarkesë të baterisë së saj 70 kWh, duke përdorur tetë motorë elektrikë për të zip rreth qyteteve në 540 km / h (336 mph).

Duket e thjeshtë, apo jo? Sigurisht,  mbeten për tu diskutuar të gjitha llojet e pengesave teknike dhe rregullatore. Megjithatë, aftësia për të kaluar lehtë përtej mënyrave ekzistuese të transportit, të cilat jemi mësuar të shohim, definitivisht tingëllon si një ide e mirë në letër.

Nuk ka një ndryshim thelbësor nga këndvështrimi i projektimit midis Pop.Up-it origjinal dhe Pop.Up Next 2018. Pjesëmarrja e Audi është e re, një prodhues  që sjell ekspertizën e autonomisë dhe baterive. I ri gjithashtu është dhe fakti që do punohet me Airbus për të dizajnuar brendësinë e kabinës.

Brenda në kabinë përfshihet një touchscreen "eye-tracking", "speech-tracking" dhe "facial recognition" prej 49 inç, së bashku me sediljet e ridizajnuara që përdorin një përzierje të inkuadrimit të aluminit dhe rrjetëzës ultralight për të mbajtur peshën e ulët. Dizajnerat thonë se Pop.Up Next peshon shumë më pak se versioni 2017.

Ata gjithashtu pohojnë se kanë ripërpunuar aerodinamikën dhe kanalet e helikës për të përmirësuar performancën dhe konsumin e energjisë, dhe kanë integruar një mekanizëm të ri për të kyçur dhe çkyçur modulet. Detajet më të hollësishme të kësaj mbeten për tu pare më hollësisht në vazhdim.

Pop.Up Next sigurisht duket mjaft mirë në aspektin e koncepteve të transportit, por Airbus dhe Italdesign ndajnë besimin se ky lloj sistemi mund të merrte marr jetë brenda 7 deri në 10 vjet. Airbus ka qenë shumë aktiv në përsa i përket avionëve të pasagjerëve, kohët e fundit duke testuar një version të plotë të taksisë fluturuese Vahana dhe teknologjitë autonome të drejtimit vazhdojnë të vijnë së bashku në hapa të mëdhenj.

Ndërkohë, fal koncepteve si Pop.Up Next, është më e lehtë të imagjinojmë të ardhmen ku njerëzit e zakonshëm nuk do jenë të kufizuar në udhëtimet e tyre tokësore dhe nuk do ken nevojë të merren me trafikun e krijuar. Koncepti është shfaqur tashmë në Geneva Auto Show dhe sdo jetë e largët dita që do jenë pjesë e përditshmërisë tonë.

Videoja e bashkangjitur tregon se si do të funksionojë koncepti: https://www.italdesign.it/geneva2018

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.