"World Luxury Car 2018"- Audi A8

2018-03-30

Modeli "flagship" fiton çmim prestigjioz

Fitorja e nëntë për Audi-n në Çmimet Botërore të Makinave

Anëtari i Bordit të Zhvillimit Audi Peter Mertens: "Audi A8 është një drejtues i risive për tërë industrinë tonë."Audi A8 merr çmimin "World Luxury Car 2018." Kjo fitore nënvizon statusin "flagship" të markës si mishërim i "Vorsprung durch Technik". Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt të mërkurën në New York Auto Show.

Në vendimin e tyre, 82 anëtarët e jurisë nga 24 vende të ndryshme vlerësuan jo vetëm aspektin emocional, komoditetin dhe sigurinë e udhëtarëve, por edhe aspektet mjedisore, si dhe performancën drejtuese, rëndësinë e tregut dhe raportin e çmim-performancë. Audi A8 mbizotëroi kundër dy konkurrentëve në raundin e eliminimit përfundimtar. Kjo shënon fitoren e nëntë të përgjithshme për markën me katër unaza në World Car Awards.

"Ky çmim është një nder i veçantë për ne", shpjegoi Peter Mertens, anëtar i Bordit për Zhvillim të AUDI AG. "Audi A8 i ri është drejtues i risive për tërë industrinë tonë. Vendosi standarde të reja në inxhinierinë e makinave me "touch control system", elektrifikim të qëndrueshëm dhe kushte teknike për drejtim autonom ".

Audi A8 është ndërtuar në Neckarsulm dhe është vënë në dispozicion për shitje që nga nëntori i 2017. Çmimi bazik është 90.600 euro. Përveç materialeve të përzgjedhura dhe kualitetit të punimeve me dorë, pikat kryesore të tij përfshijnë pajisje të nivelit të lartë si fenerët HD Matrix LED me dritë lazer Audi, all-wheel steering dinamik dhe paketë relaksuese për ulëset e pasme me masazh për këmbët.

Fitoret e Audi në çmimet e World Car Awards

 

2005

Audi A6

World Car of the Year

2007

Audi RS4

World Performance Car

2007

Audi TT

World Car Design of the Year

2008

Audi R8

World Performance Car

2008

Audi R8

World Car Design of the Year

2010

Audi R8 V10

World Performance Car

2014

Audi A3

World Car of the Year

2016

Audi R8*

World Performance Car

2018

Audi A8

World Luxury Car

* Konsumi i karburantit i Audi R8:

Konsumi i kombinuar i karburantit në l / 100 km: 13.6 - 12.4 (17.3 - 19.0 mpg në SHBA);

Emetimet e kombinuara të CO2 në g / km: 309 - 283 (497.3 - 455.4 g / mi)

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.