Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.

Q në fuqi të 8

2018-09-13

Audi i ri Q8.

Imagjinoni një makinë. Jepini asaj shumë karakter, plotësojeni me teknologjinë më të fundit dhe një dozë të fortë emocionesh. Rezultati: Audi i Ri Q8.

Eleganca e një kupeje dhe prakticiteti i një SUV takohen tek modeli i ri Q8. Hapësira e pakursyer në brendësi, teknologjia më e fundit nën kroskot si edhe sistemet inteligjente të asistencës në rrugë e bëjnë Audin Q8 modelin ideal për ditën tuaj të punës apo pushimit.

Dizajni i sofistikuar në fytyrën e anëtarit më të ri të familjes Q vjen me konture të forta dhe paraqitje dinamike, në sajë të sistemit me katër rrota aktive të përhershëm, të cilat përçojnë një ndjesi pushteti. Q8 e re interpreton në mënyrën e saj individuale atë se cfarë një SUV luksoz duhet të përfaqësojë. Një jehonë të ikonës Audi - quattron origjinale.

Grila e pandare e imponuese e radiatorit në dizajnin oktagonal të markës është edhe fytyra e re e familjes Q. Gjashtë prerjet e kromuara vertikale i japin fytyrës një paraqitje të pushtetëshme. Maska opsionale e lyer bën lidhjen me fenerët energjik edhe më organike. Spoileri i tërhequr drejt pjesës së parë dhe drejtueset e ajrimit të mprehta theksojnë më tej paraqitjen agresive. Falë derës pa kornizë në pjesën e xhamit theksohet më tej ndjesia e kupesë.

Fenerët mund të përzgjidhen në një nga dy versionet, të dyja me teknologjinë LED. Në pjesën e sipërme është integruar drita e ditës dhe dritat e shkurtra. Dritat e gjata janë pozicionuar poshtë. Në versionin opsional matriksor HD fenerët përbëhen nga 24 drita individuale LED.

Dizajni 3 dimensional i ndriçimit mundësohet nga shtatë segmente të shkurtra dritash dhe dy të gjata në skajet e fenerit. Dritat e pasme përdorin të njëjtën teknologji tre dimensionale me 12 segmente - të lidhura me shirita preçiz drite që përçojnë thellësi.  

Brendësia lë mbresë të veçantë ku menjëherë dallohet ekrani i ndezur i MMI. Me pajmen në tonalitet të errët ekrani shkrihet, pa gjurmë,në linjat e kroskotit dhe bëhet pothuajse i padukshëm kur është i fikur. Asnjë buton në dy versionet 8.6 apo 10.1 inch të ekranit, gjithëçka me prekje. Çdo element tjetër në brendësi sofistikimin e sjell në sajë të thjeshtësisë dhe pozicionimit të natyrshëm në harmoni me tërësinë e modelit.

Çdo Q8 vjen e pajisur me sistemin MMI navigation plus, i cili përdor teknologjinë e re LTE për transferimin e të dhënave. Sistemi ofron disa përparësi ku ndër të tjera vlen të theksohen, sygjerimi i destinacionit në baze të udhëtimeve të mëparshme, kohën e udhëtimit bazuar në trafikun aktual dhe përllogaritjen online të rrugës më të shpejtë në bashkëpunim me sistemin e navigimit HERE.

Sistemi online Audi connect, mundëson aksesimin dixhital të makinës. Lejon drejtuesin (si edhe 4 persona të tjerë të autorizuar të hapin dhe ndezin makinën direkt nga celulari i tyre). 400 parametra të ndryshëm mund të personalizohen si prsh: pozicionimi i sediljes, temperatura e ajrit, destinacioni, media e preferuar etj. Në sajë të aplikacionit myAudi makinës mund ti transferohen nga telefoni destinacione, të luhet muzikë apo takime nga kalendari i celularit tek MMI. Sistemi opsional Bang & Olufsen me 23 bokse mundëson një ndjesi 3D në dëgjim. Muzika shpaloset si në një sallë të vertetë koncerti për një përvojë unike.

Motori 3.0 TDI i Q8-tës është super eficient në sajë edhe të teknologjisë 'Mild Hybrid Technology' e njohur edhe si 'MHEV'. Ky sistem integron një bateri litiumi, dinamo dhe starter (BAS) në sistemin elektrik 48 voltësh. Bateria e rikarikueshme është vendosur në pjesën e poshtme të bagazhit me një kapacietet deri në 10 Ah. SUV dinamik mund të shkojë deri në 160 km/h përpara se të ndezë motorin për të transferuar fuqinë në mënyrë të pandjeshme.

Motori 3.0 i Audit Q8, 50 TDI gjeneron 210 kË (286 kf) dhe forcë përdredhëse prej 600 Nm. Kjo bën që SUV të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 6.3 sekonda. Teknologjia e motorit ofron zgjidhje të sofistikuara për një përformancë më të lartë. Një e tillë është ftohja e pistonave me vaj në sajë të kanaleve të integruara.

Transmetimi i fuqisë realizohet në sajë të kambios tiptronic me 8 raporte. Ventilimi special mundëson përdorim jashtë asfaltit. Falë pompës së vajit elektrike, tiptronic zgjedh marshin e duhur kur makina është duke ndaluar edhe nëse motori është i fikur.  

Audi i ri Q8 premton të tejkalojë konkurencën në çdo tipar të matshmë apo të perceptueshëm nga shqisat. Testoni pretendimin vetëm në Porsche Albania. Audi i ri Q8, tashmë këtu.

Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.