-
Kërko
Udhëzime dhe pyetje të shpeshta
Shënime ligjore
Shërbimet e Audi connect janë në dispozicion vetëm për kontratat e telefonit celular me opsionin e të dhënave dhe vetëm brenda mbulimit të rrjeteve celulare. Nëpërmjet aktivizimit të paketave të ofrimit të internetit, në varësi të planit tuaj të shërbimit, dhe sidomos gjatë përdorimit jashtë vendit, mund të aplikohen kosto shtesë: Për shkak të volumit të madh të të dhënave, rekomandohet fuqimisht përdorimi me normë fikse të të dhënave! Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit celular.
Audi Connect është në dispozicion në të gjitha shtetet e Europës, me përjashtim të Turqisë, Maltës, Qipros dhe Islandës . Në Rusi, vetëm në qytetet më të mëdha, Moskë dhe Shën Petersburg. Në rrethana të caktuara, është e nevojshme një tarifë e veçantë subvencionale për përdorimin e shërbimeve të Audi connect dhe Wi-Fi. Për më shumë informacion, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit celular. Rreth disponibilitetit të shërbimeve të veçanta të Audi connect në automjetin tuaj, ju lutemi, kontaktoni partnerin tuaj të Audit.
Disponibiliteti
Përdorimi i shërbimeve Audi connect është në dispozicion vetëm në bashkëveprim me funksionin opsional Bluetooth-Autotelefon online dhe funksionit opsional MMI® Navigation plus (për serinëA1, A4, A5, K3, Q7, për serinë A3, A6, A7 dhe A8 me funksionin opsional MMI® Navigation plus me MMI® touch): Thjesht duke futur kartën SIM në lexuesin e kartës SIM të MMI® ose duke regjistruar telefonin celular privat nëpërmjet SIM Access Profile në MMI® si "Autotelefon".
Pyetje të shpeshta
I. Kushtet teknike
Çfarë kushtesh paraprake nevojiten për Audi connect?
Përdorimi i shërbimeve të ofruara nga Audi connect është i mundur vetëm me pajisjet opsionale MMI Navigation plus me MMI touch dhe Audi connect. Përveç kësaj, keni nevojë për një kartë SIM me opsionin e të dhënave dhe për përdorimin e LTE, edhe opsionin e tarifimit LTE. Karta SIM duhet të ketë format standard (jo karta SIM mikro apo nano)
Shërbimet e Audi connect janë në dispozicion vetëm për kontratat e telefonisë celulare ekzistuese ose të ndarë dhe vetëm brenda mbulimit të rrjetit celular. Nëpërmjet aktivizimit të paketave të ofrimit të internetit, në varësi të planit tuaj të shërbimit, dhe sidomos gjatë përdorimit jashtë vendit, mund të aplikohen kosto shtesë: Për shkak të volumit të madh të të dhënave rekomandohet fuqimisht përdorimi i një norme të pakufizuar të të dhënave!
II. Telefona, Karta SIM dhe përdorimi Audi connect
A është i mundur përdorimi i Audi connect dhe telefonisë njëkohësisht?
Përdorimi i njëkohshëm i shërbimeve Audi connect dhe telefonisë është i mundur. Shërbimet Audi connect përdorin kartën SIM të futur me opsionin e të dhënave. Për të përdorur telefonin, një aparat celular mund të lidhet paralelisht me anë të Bluetooth (pa duar).
Cila kartë SIM është e nevojshme?
Në parim, mund të përdoret çdo kartë SIM funksionale me opsionin e të dhënave të aktivizuara. Për të përdorur LTE, ju nevojitet gjithashtu një opsion përkatës tarifor LTE. Për informacione, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit celular.
Në rrethana të caktuara, disa karta SIM (në veçanti ato me parapagim), të cilat kërkojnë një regjistrim në Webportal-in e ofruesit të shërbimit celular, nuk funksionojnë. Për më tepër, duhet të merren parasysh që tek kontrata për përdorimin e kartës me volum të kufizuar të dhënash, mund të ketë edhe kufizime. Kartat SIM mikro dhe nano nuk janë të përshtatshme për përdorimin e shërbimeve të Audi connect.
III. Konfigurimet e lidhjes Audi connect
Si mund të dallojmë se cili rrjet celular po përdoret aktualisht?
Ju mund të dalloni teknologjinë aktuale të rrjetit për lidhjen e të dhënave Audi connect (LTE, HSPA (4G), UMTS (3G) ose GSM (2G)) në ekranin MMI me ikonën në anën e djathtë të poshtme të ekranit pranë simbolit të fuqisë së valëve (ikona e treguesit të lidhjes).
Si mund të dallojmë që kemi një lidhje aktive të të dhënave?
Në rast të një lidhjeje aktive, shfaqen "shigjeta" mbi treguesit 2G/3G/4G/LTE në pjesën e treguesit të statusit.
Konfigurimi i të dhënave hyrëse duhet të bëhet nga vetë personi?
Aktualisht, të dhënat e shërbimeve për shumicën e operatorëve celularë të Evropës konfigurohen automatikisht. Për disa, konfigurimi mund të bëhet edhe manualisht në MMI. Informacione për këtë mund të merrni tek ofruesi juaj i shërbimit celular.
Si mund të aktivizohet/çaktivizohet dritarja e udhëzimit për konfigurimin e lidhjes?
Shfaqja e dritares së udhëzimeve varet nga konfigurimi i lidhjes. Parametrat mund të ndryshohen manualisht sipas pikave të mëposhtme:
TEL >> Konfigurimet >> Lidhja >> Lidhja e të dhënave >> Lidhja
Në pikën e menusë përzgjedhëse "Lidhja" mund të zgjidhen më pas opsionet e mëposhtme të konfigurimit:
"Me aprovim": Lidhja vendoset vetëm pas konfirmimit nga ana e përdoruesit. Përdorimi për këtë duhet të konfirmohet veç e veç për çdo shërbim. Kjo siguron që të dhënat e shërbimeve intensive (p.sh, Wi-Fi hotspot ose MMI Navigation plus me imazhe nga Google Earth™) të mos lejohen automatikisht. Për çdo kartë tjetër SIM, ky konfigurim i veçantë duhet të kryhet në mënyrë të pavarur.
"Pa aprovim": Lidhja e të dhënave do të realizohet pa aprovime të mëtejshme. Kjo është e rekomanduar për përdoruesit me një plan të pakufizuar të të dhënave.
"Asnjëherë": Këtu nuk është e mundur përdorimi i asnjë shërbimi të të dhënave të Audi connect. Me kërkimin e shërbimeve me bashkëveprim të drejtpërdrejtë të përdoruesit (kërkimi i pikave të interesit, shërbimet e shfletuesit Audi connect, të tilla si informacion mbi motin apo lajme, ruajtja e destinacionit në myAudi ose Google Maps ™), përdoruesi sinjalizohet për konfigurimin aktual. Ky opsion është i rekomanduar nëse nuk ka plan tarifimi të të dhënave ose nuk duhet të lejohen shërbimet e të dhënave.
Si mund do të ndërpritet një lidhje aktive e të dhënave?
Një lidhje aktive e të dhënave mund të ndërpritet manualisht, duke vendosur konfigurimin e lidhjes në opsionin "Asnjëherë". Një tjetër mundësi është edhe fikja e modulit të të dhënave. Edhe heqja e kartës SIM mundëson ndërprerjen e lidhjes.
Mund të pezullohet përgjithmonë lidhja e të dhënave?
Përdorimi i të dhënave të celularit nëpërmjet Audi Connect mund të pezullohet në menunë e telefonit tek MMI. Ky rregullim bëhet si më poshtë:
TEL >> Konfigurimet >> Lidhjet >> Lidhja e të dhënave >> Lidhja "Asnjëherë"
(Shiko pyetjen "Si mund çaktivizohet dritarja e udhëzimit për konfigurimin e lidhjes?")
Si mund të çaktivizohen ose parandalohen plotësisht të dhënat roaming?
Roaming duhet të çaktivizohet në konfigurimet e MMI. Kjo mund të ndryshohet dhe kontrollohet si me poshtë:
TEL >> Konfigurimet >> Lidhjet >> Lidhja e të dhënave >> Të dhëna Roaming
Ky konfigurim ruhet për kartën SIM aktuale ose më saktë për telefonin celular të lidhur aktualisht.
Si mund të dallojmë në MMI, cili është volumi i përdorur i të dhënave?
Në konfigurimet e telefonit është i integruar "Matësi online i konsumit". Kjo mund të aksesohet si më poshtë:
TEL >> Konfigurimet >> Lidhjet >> Matësi online i konsumit
Matësi i konsumit tregon volumin e të dhënave që janë mundësuar dhe transmetuar nga Audi connect. Statistikat mund të rivendosen. Në këtë rast, të dhënat shfaqen duke filluar përsëri nga 0 bytes në datën e rivendosjes. Për çdo kartë SIM aplikohen statistikat përkatëse. Ju lutemi, vini re se kjo nuk do të korrespondojë me ciklet e faturimit të ofruesit tuaj të shërbimit celular.
IV. Shërbimet Audi connect
>> Menu "Navigimi" >> Vendosja e objektivit/destinacionit nëpërmjet myAudi ose Google Maps™
Si funksionon vendosja e objektivit/destinacionit nëpërmjet myAudi ose Google Maps™?
Vendosja e objektivit/destinacionit nga myAudi ose Google Maps ™ mundëson planifikimin e rehatshëm të destinacioneve tuaja të navigimit që nga kompjuteri juaj në shtëpi. myAudi dhe Google Maps ™ lejojnë dërgimin e destinacioneve të veçanta në automjet. Në momentin e nisjes së udhëtimit, këto të dhëna mund të ngarkohen në MMI® Navigation plus.
Regjistrimi dhe lidhja
Në www.audi.de/myaudi është i nevojshëm regjistrimi vetëm njëherë me anë të adresës së email-it. Pas regjistrimit, mund të bëhet aktivizimi duke klikuar në opsionin "apliko në automjet" dhe duke futur numrin e shasisë (shih dokumentet e regjistrimit të automjetit). Për të lidhur automjetin me myAudi, si hap tjetër duhet të vendoset numri juaj PIN, që shfaqet në portalin myAudi në MMI e automjetit.
Vendosja e objektivit/destinacionit
Objektivi/destinacioni mund të dërgohet në automjet sipas zgjedhjes tuaj nëpërmjet myAudi, Google Maps ™ ose (për Audi A3) aplikacionit Audi MMI connect në çdo kohë.
Në portalin myAudi,në opsionin "Shërbimet" --> "Vendosja e objektivit/destinacionit(myAudi)" mund të vendosen dhe mund të administrohen destinacionet e navigimit.
Në Google Maps™ (www.maps.google.de) vendosni destinacionin tuaj të dëshiruar dhe klikoni shenjën për të hapur dritaren informative. Klikoni më pas mbi opsionin "Më shumë", pastaj klikoni "Dërgo". Në dritaren që shfaqet, vendosni informacionin e duhur. Google Maps ™ rekomandon që të klikoni opsionin e kontrollit për "Këtë destinacion dërgojeni në makinë" dhe ruheni në llogarinë e Google.
Përdorimi i funksionit "Dërgoni në makinë" në Google Maps™, u nënshtrohet kushteve të përdorimit të Google Maps™.
Me një klikim në opsionin "Dërgo" , destinacioni juaj dërgohet në llogarinë tuaj myAudi dhe është i aksesueshëm në makinë në opsionin "Navigimi" --> "Zgjedhja e destinacionit" --> "Destinacione Online" --> "Aksesoni destinacione të llogarisë myAudi ".
Administrimi i destinacioneve të ruajtura
Destinacionet e ruajtura në myAudi mund t'i aksesoni duke përdorur navigimin në makinë. Ruajtja e destinacioneve realizohet në nivel lokal në automjet, po ashtu si fshirja apo redaktimi. Sinkronizimi retrospektiv me myAudi nuk është i mundur.
Numri i destinacioneve të ruajtura në myAudi
Ju mund të ruani deri në 50 destinacione në myAudi. Destinacioni 51 i mbishkruhet destinacionit të parë. Destinacionet do të mbishkruhen vetëm në myAudi dhe nuk do të transferohen automatikisht në destinacionet e ruajtura në nivel lokal në automjet.
>> Kërkimi Point-of-Interest (POI) me kontroll zanor.
Si funksionon kërkimi Point-of-Interest (POI) me kontroll zanor?
Kërkimi Point-of-Interest (POI) me kontroll zanor mundëson kërkim të lirë të destinacioneve të veçanta në bazën e të dhënave të Google dhe jep informacion shtesë si fotografi, oraret e hapjes dhe komentet e vizitorëve.
Kontrolli
Kërkimi Point-of-Interest (POI) me kontroll zanor mund të aksesohet në dy mënyra:
1) Nëpërmjet panelit të shërbimit MMI:
"Navigimi" --> "Zgjedhja e destinacionit " --> "Destinacione Online" --> Kërkimi në Google
Në zonën e vendndodhjes
Në zonën e synuar
Në një vend të ri
Në vijim mund të bëhet kërkimi me anë të tekstit (nëpërmjet rrotullimit/shtypjes së butonit apo MMI touch) për të kërkuar destinacionin e dëshiruar, e ngjashme p.sh me një pyetje kërkimi në Google Maps në kompjuterin tuaj të shtëpisë (p.sh hotel, restorant italian, muze, etj)
2)Nëpërmjet kontrollit zanor:
Varianti a:
Aktivizimi i kontrollit zanor nëpërmjet timonit multifunksional
Urdhër zanor "Destinacione Online"
Në zonën e vendndodhjes
Në zonën e synuar
Në një vend të ri
Përzgjedhja e një prej opsioneve
Përcaktimi zanor i destinacionit të dëshiruar (p.sh hotel, restorant italian, muze, etj)
Varianti b:
Aktivizimi i kontrollit zanor nëpërmjet timonit multifunksional
Urdhër zanor "Destinacione Online xxx" (xxx = Destinacioni i dëshiruar)
Realizohet kërkimi për destinacionin në zonën e vendndodhjes
> Navigimi me Google Earth™ dhe Google Street View™
Përse opsioni "Google Earth" bëhet gri në momentin e shfaqjes së hartës?
Google Earth ™ është në dispozicion vetëm pas startimit të plotë të sistemit. Edhe pse mund të zgjidhni Google Earth ™, pamja satelitore nuk është ende e dukshme (e treguar nga një shenjë gri "Google" në pjesën e statusit). Pas startimit të plotë të sistemit, ekrani ndryshon automatikisht në Google Earth ™.
Progresi i inicializimit të hartës Google Earth™ dallohet nga "mbushja" e ikonës Google në pjesën e statusit. Kur Google Earth ™ ngarkohet plotësisht, ikona kthehet në ngjyrë të bardhë.
Si mund të aksesohen artikujt e Wikipedia dhe pamjet panoramike?
Në hartën Google Earth ™ janë ruajtur artikuj të Wikipedia dhe pamjet panoramike, të cilat mund të aksesohen si më poshtë (në dispozicion vetëm në opsionin "shënjestër" të hartës, jo në opsionin e "zgjedhjes së destinacionit"):
Në konfigurimin e hartës Google Earth™ në opsionin "shënjestër", gjeni simbolin e Wikipedia apo Panoramik, klikoni simbolin dhe zgjidheni si një objektiv/destinacion.
Më poshtë zgjidhni në ekran "Informacion shtesë" për të hapur dritaren