-
Kërko
Paneli USB për Audin tuaj
Mjafton të lidhni USB-në ose lexuesin e medias në panelin USB dhe ju mund të shijoni këngët tuaja të preferuara gjatë udhëtimit. Në këtë mënyrë, do të keni koleksionin tuaj kompakt "Best of" në Audi A3, A4 Cabriolet apo Audi TT.
Përshtatësi USB gjendet në kroskotin e automjetit. Funksionimi i njëkohshëm i panelit USB, CD dhe përshtatësit iPod nuk është i mundur, sepse të tre pajisjet përdorin të njëjtën portë me sistemin e radios apo navigimit. USB-ja mund të lidhet direkt, lexuesit e tjerë të medias mund të lidhen duke përdorur një kabull zgjatues USB.
Me anë të radios ose timonit opsional multifunksional prej lëkure, ju mund të luani muzikë nga USB/lexuesi juaj i medias - funksionimi realizohet nëpërmjet kontrollit të ndryshuesit të CD. Në vend të 6 CD të ndryshme, mund të formoni deri në gjashtë dosje të identifikuara në ekran si CD - zgjidhni atë që dëshironi dhe luajeni me anë të Soundsystem në automjetin tuaj. Shfaqja e detajeve (të tilla si titulli i këngës dhe artisti) nuk është e mundur.
Mjete dhe formate muzikore kompatibël
Përshtatësi USB funksionon në formatet e mëposhtme: mp3, wma, wav dhe ogg vorbis. Disa lexues janë testuar paraprakisht nga Audi AG për kompatibilitetin e tyre me panelin dhe janë listuar në udhëzimet e përdorimit. Kështu mund të sigurohet një funksionim i duhur. Për të gjithë lexuesit dhe USB-të rekomandohet që t'i kushtohet vëmendje certifikatës së USB që të jetë "Certified USB™" ose "Certified High Speed USB™".
Pajisje të testuara
Përditësim i vazhdueshëm i informacionit nga telefonat celularë, pajisjet e ruajtjes/memories dhe lexuesit e medias të testuar nga Audi.
Informacione të mëtejshme
Kontakti për shërbimet me partnerin tuaj Audi
Kontaktoni partnerin tuaj Audi për të lënë një orar për servisin apo për të marrë oferta individuale për shërbimet, si dhe për pajisjet dhe aksesorët origjinalë të Audit.