-
Kërko
Përshtatësi iPod+C80
Kështu, ju do të keni gjithmonë mijëra këngë në Audin tuaj: Me anë të përshtatësit iPod, ju mund të komandoni Apple iPod rehatshëm si të ishte një ndryshues CD. Ndryshoni këngët dhe playlist-at nëpërmjet radios ose timonit opsional multifunksional të Audi A3, Audi A4 Cabriolet ose Audi TT.
Përshtatësi iPod është i lidhur me kontrollin e ndryshuesit të CD dhe për këtë arsye njihet nga radioja apo pajisja e navigimit si një ndryshues CD. Kontrolli i titujve të iPod është i ngjashëm me funksionimin e një ndryshuesi CD nëpërmjet butonave të radios ose të sistemit të navigimit plus me logjikën operative MMI. Funksionimi i njëkohshëm i ndryshuesit të CD dhe përshtatësit iPod nuk është i mundur, duke qenë se të dy përdorin të njëjtën portë në radio.
Playlist-at ekzistuese në iPod identifikohen si CD dhe shfaqen si CD1-CD5 në funksionin e ndryshuesit të CD. Si CD6 futen të gjithë titujt e ruajtur në iPod. Ndërsa informacionet e ruajtura në iPod për artistët, titujt, albumet dhe zhanret muzikore nuk mund të përpunohen nga përshtatësi iPod.
Në ekranin e radios apo të sistemit të navigimit plus me logjikën operative MMI funksionojnë playlist-at aktuale, titulli dhe përsëritja e titullit.
Lexues kompatibël
Në adaptorin e përshtatësit iPod mund të lidhen iPods me Dock Connector, në një prizë të sheshtë 30-pol. Nëpërmjet adaptorit furnizues lidhen fort iPods të ndryshëm në përshtatës. Modelet iPod pa një Dock-Connector, p.sh vetëm me një USB ose lidhje Firewire nuk mund të lidhen. Informacion më të saktë në lidhje me modelet kompatibël të iPod, mund t'i gjeni pranë partnerit tuaj Audi.
Pajisje të testuara
Përditësim i vazhdueshëm i informacionit nga telefonat celularë, pajisjet e ruajtjes/memories dhe lexuesit e medias të testuar nga Audi.
Informacione të mëtejshme
Kontakti për shërbimet me partnerin tuaj Audi
Kontaktoni partnerin tuaj Audi për të lënë një orar për servisin apo për të marrë oferta individuale për shërbimet, si dhe për pajisjet dhe aksesorët origjinalë të Audit.