-
Kërko
Shuma e ideve tona më efektive.
Audi angazhohet për t'i dhënë një dimension të ri përparimit nëpërmjet teknikës.
Me automjete të cilat janë sportive, por me emetime të pakta. Me risi në nivel procesimi për qëndrueshmërinë dhe efikasitetin në të gjithë sektorët e sipërmarrjes. Dhe me iniciativa për të rritur risitë tona dhe për të formësuar lëvizshmërinë e të ardhmes.
Qëllimi ynë kryesor është zgjidhja e kontradiktave ndërmjet efikasitetit dhe performancës: lëvizshmëri CO2 neutrale pa kompromise. Audi ultra është shumë nga pak. Audi ultra është shuma e ideve tona më efektive.
Përjetojeni ndryshe performancën
Le Mans - vendi ku performanca vlen, por vetëm në kombinim me konsum të ulët çon në fitore. Në një garë të vështirë të distancave të gjata në botë, ne kemi përmirësuar vazhdimisht performancën e makinave tona duke reduktuar konsumin e karburantit dhe kështu, pesë vitet e fundit, kemi fituar radhazi titullin.
Audi e-fuels
Drejt rrugës për lëvizshmëri CO2 neutrale, Audi ka bërë kërkime në zhvillimin e sistemeve konvencionale dhe është një nga pionierët në eksplorimin e lëndëve djegëse të rinovueshme të ashtuquajtura Audi e-fuels, në prodhimin e të cilave arrihet e njëjta sasi CO2 që është lëshuar gjatë ecjes.
Modelet Audi ultra
Teknologji të ndryshme të tilla si mënyrë e lehtë e ndërtimit, aerodinamika e përmirësuar, rikuperimi dhe teknologjia e re e motorit rrisin efikasitetin e automjeteve duke siguruar një reduktim të konsiderueshëm të emetimeve CO2. Modeli më efikas i serisë do të karakterizohet si ultra-model dhe shquhet për mobilitet të qëndrueshëm pa kufizime në dinamikën e ecjes dhe në rehati.
Zbuloni modelet
Modelet Audi ultra
Në shikimin e parë janë modele tipike Audi: sportive, me cilësi të lartë dhe progresive. Por në brendësi ofrojnë teknologji të tjera që në ndërveprim e bëjnë ecjen më efikase.
Teknologji të mëtejshme efikase
Rikuperimi
Sistemi Start-Stop
Sistemi Common Rail