S tronic®

Çfarë përfitimi sjellin dy friksione? Kursim i dyfishtë: në kohë dhe energji.

Transmetimi me friksion të dyfishtë mundëson ndezje të shpejtë, pothuajse fare pa ndërprerje të dallueshme në tërheqje.

Që në vitin 1985, Walter Röhrl testoi këtë teknologji në Sport quattro S1 dhe u entuziazmua. Entuziazëm të cilin edhe shoferët e sotëm e ndajnë me të. Për shkak se sistemi S tronic modern ndryshon marshat me shpejtësi rrufe. Për këtë janë në përdorim dy friksione që komandojnë marsha të ndryshëm. P.sh. kur shoferi përshpejton mjetin në marshin e tretë, në sistemin e dytë të transmisionit është bërë tashmë gati marshi i katërt. Ndryshimi i marshave ndodh shumë shpejt me anë të ndryshimit të friksionit-friksioni i parë hapet, ndërsa i dyti mbyllet. Ndryshimi i marshave zgjat vetëm disa të qindtat e sekondës dhe funksionon praktikisht pa ndërprerje në tërheqje. Ky ndryshim realizohet në mënyrë të efektshme dhe të qetë, aq sa shoferi vështirë se e vë re.


S tronic® kombinon efikasitetin dhe sportivitetin e një transmisioni manual tradicional me komoditetin e atij automatik modern.

Nuk ka rëndësi nëse shoferi zgjedh opsionin plotësisht automatik me programin D (Drive) dhe S (Sport) ose ndryshon manualisht marshin me levën përkatëse, ndryshimi i marshave është i saktë dhe shumë sportiv. Me gjithë këtë dinamikë, sistemi S tronic mbetet gjithsesi shumë efikas. Për shkak të efikasitetit të tij të lartë, ata ndihmon në reduktimin e konsumit të karburantit dhe emetimeve të gazrave të dëmshëm.

Teknologjitë e sistemit në makinë

Mbyllur