Sistemi Audi valvelift

Më shumë fuqi dhe xhiro me konsum më të ulët karburanti - ky është qëllimi i të gjithë inxhinierëve të motorëve. Me sistemin e Audi valvelift (AVS) Audi ka arritur shumë pranë kësaj.

Audi përdor këtë teknologji inovative në dy variante të ndryshme. Tek motorët V6 FSI me kapacitet 2,8 dhe 3,2 litër, ajo vepron në valvulat hyrëse. Këtu rregullon sasinë e ajrit të thithur duke ndarë kapacitetin në dy faza, me anë të të cilit valvulat hapen dhe mbyllen. Valvula shtrënguese zakonisht mund të qëndrojë plotësisht e hapur - humbjet e valvulës, pra ulja e nivelit të efikasitetit gjatë thithjes së ajrit kundrejt rezistencës së valvulës shtrënguese, eliminohen në masë të madhe. Motori mund të marrë frymë lirisht, ai arrin rezultate dhe xhiro të larta me konsum më të ulët të karburantit.


Në rastin e një motori TFSI 2.0, sistemi Audi valvelift ushtron efektin e vet në momentin e nxjerrjes. Nëpërmjet kohës së caktuar specifike të valvulave, sasia e gazit të freskët mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme në cilindrat turbo sidomos në xhiro më të ulëta, për shkak se gazrat e djegies shkarkohen më shpejt dhe përmirësojnë rrjedhën e turbos. Rezultati është: më shumë xhiro, një reagim edhe më dinamik dhe fuqi tërheqëse e rritur ndjeshëm. Kështu sistemi i jep shoferit edhe më shumë kënaqësi gjatë ecjes. Përveç kësaj, sistemi Audi valvelift lejon një raport më të përmirësuar të marshave, gjë e cila çon në një reduktim të konsiderueshëm të konsumit të karburantit.

Teknologjitë e sistemit në makinë

Mbyllur