Common Rail System

"Common Rail"nënkupton të njëjtën gjë si "drejtim i përbashkët". "Rail" është mbajtëse e mbushur nga një pompë, e cila mban karburantin me presion deri në 2000 bar - ekuivalente me peshën e një limuzine luksoze në një sipërfaqe prej një centimetër katror.

 

Sistemi Common Rail mundëson një djegie të veçantë uniforme, të qetë dhe efikase.

Në sajë të presionit të lartë dhe vrimave shumë të holla me një diametër prej vetëm një të dhjetën e milimetrit, injektorët në sistemin Common Rail mund ta copëzojnë ekstremisht shumë karburantin. Kjo bën të mundur një përzierje homogjene, të shkëlqyer dhe djegie tepër efikase, e cila siguron performancë të jashtëzakonshme, emetime gazesh dhe konsum më të ulët.

 

 

Injektorët piezo të përdorur nga Audi, hapen dhe mbyllen në milisekonda dhe në këtë mënyrë mund të injektojnë sasi të saktë minimale me peshë një e mijta e gramit. Dinamika e larta lejon shpërndarjen e numrin të proceseve të injektimit për ciklin e punës, p.sh. tek TDI 3.0  arrihen deri në pesë injeksione të pjesshme. Kjo strategji redukton emetimet dhe siguron djegien e duhur me anë të injektimit paraprak, nga ana tjetër edhe akustika e motorit ka përfituar në mënyrë të konsiderueshme.

Teknologjitë e sistemit në makinë

Mbyllur