-
Kërko
Ky sistem automatik është aq i rehatshëm saqë mund të punojë edhe vetë. Të gjitha
veprimet e ndryshimit të marshit, që në varësi të modeleve Audi janë të pajisura me
deri në tetë marsha, arrihen me ndërprerje minimale të tërheqjes.
Tiptronic® është transmetim automatik i shpejtësisë, i cili në çdo kohë lejon
veprime spontane të ndryshimit të shpejtësisë.
Programi i ndryshimit dinamik DSP përshtatet me stilin e ecjes së shoferit dhe
përcakton në mënyrë të pavarur momentin optimal të ndryshimit të marshit. Në një
portë të dytë të ndryshimit (portë tiptronic), tiptronic lejon ndërhyrje manuale në
opsionin automatik. Kjo lejon, p.sh. zhvendosjen poshtë në kthesa e rrugë malore
për forcimin e efektit të frenimit të motorit apo një stil të theksuar sportiv në
ngarje. Programi shtesë sportiv, me anë të opsionit të shtyrjes së pikës së
kalimit, lejon manovrim më të shpejtë të kutisë automatike të shpejtësisë. Të
gjitha veprimet e kalimit bëhen shpejt dhe në mënyrë shumë harmonike. Kjo rrit
dinamikën e ngarjes.