-
Kërko
Të jeni gati për çdo gjë. Audi RS Q3.
Sportivitet i pastër, karakteristika të plota. I fuqishëm, me një dinamizëm sportiv - fjalët kyçe që janë të vlefshme për Audin RS Q3. Një automjet që ju drejton para dhe ju frymëzon. Prandaj kemi një dizajn që tërheq vëmendjen dhe rrezaton vetëbesim. Tek Audi RS Q3 të gjitha mundësitë janë të hapura. Shijoni lirinë tuaj.
Audi RS Q3 Galeria-Multimedia
Të ecni në rrugën tuaj. Karakteristikat e RS Q3.
Teknologji të reja. Gara sportive vjen në rrugë.
Garë e pastër, e sjellë me besim në rrugë. Audi Sport përdor ekspertizën e fituar në motorsport për të sjellë teknologji inovative në seri. Audi i ri RS Q3 ndjell atmosferë garash sportive - për një dinamikë të shkëlqyer.
Më shumë
Të jetosh në korsinë e shpejtësisë. Motori TFSI tek Audi RS Q3.
Fuqi e parezistueshme: Për vetëm 4,8 sekonda nga 0 deri në 100 km/h. Gjenet sportivë të Audit RS Q3 vihen në përdorim tek motori 2,5-litër TFSI. Me 250 kW (340 KF), ju mund ta ndjeni fuqinë. Sistemi S tronic lejon ndërrimin e shpejtë të marshit në milisekonda pothuajse fare pa ndërprerje në tërheqje. Ndjeni dinamikën për çdo udhëtim, qoftë në kthesa të ngushta ose në rrugë të drejta.
Të ecni në rrugën tuaj. Dizajn i ri.
Dizajni i rishikuar i Audit RS Q3 është një imazh i mrekullueshëm: Mbulesa tek radiatori e Audit në formë rrjete të zezë me shkëlqim dhe korniza në alumin mat, përpara përfshijnë valvula ajri me emblemën quattro dhe të gjitha kujdesen për një pamje madhështore. Kjo linjë vazhdon në të njëjtën formë edhe në pjesën e brendshme të mjetit: Ndenjëset sportive në ngjyrë të zezë të veshura me kombinim Alcantara/lëkurë me efektin RS Q3 para, të dhurojnë një rehati frymëzuese.
Unik si ju! Opsionet e pajisjeve.
Personalizoni Audin tuaj të ri RS Q3 sipas dëshirave individuale dhe zbuloni gamën e gjerë të opsioneve joshëse të pajisjeve: Sistemi BOSE Surround Sound me 14 altoparlantë, gjashtë dizajne të reja disqesh apo dera e pasme elektrike janë opsionale.
Audi drive select. Ndryshoni karakterin.
Arrini qëllimin tuaj, në mënyrën tuaj. Audi Drive Select është pjesë standarde tek Audi i ri RS Q3. Duke shtypur një buton, mund të ndërhyni tek komponentët individualë të makinës në mënyrë që të përshtaten me situatën aktuale të ecjes. Keni katër opsione të ndryshme në dispozicion: auto, comfort, dynamic dhe individual.