Shasia RS

Audi RS Q3 është vetë sovran, i shkathët dhe sportiv. Sistemi standard RS-adaptive air suspension siguron stabilitet të shkëlqyer, shkathtësi dhe drejtim të saktë. Sjellje dinamike në rrugë dhe përgjatë saj, si në një garë të vërtetë.

Falë boshtit të përparmë McPherson me pjesë alumini të kombinuar me aksin e pasmë me 4 ndarje, Audi RS Q3 qëndron i sigurt në rrugën dhe merr kthesa me vetëbesim. Karakteristikat e posaçme të kombinimit të sistemeve përkatëse dhe elastokinematik intensifikojnë këtë efekt.

 

Në mënyrë opsionale është shasia sportive RS plus me rregullator për dinamikë të zgjeruar në ngarje. Për këtë qëllim, karakteristikat e balestrave me dy tuba në tri faza kontrollohen në mënyrë elektronike. Fuqia ndryshon brenda një game të gjerë në varësi të opsionit të zgjedhur në Audi drive select. Kontrolli juaj kryhet në varësi të kushteve të rrugës dhe situatave të ndryshme lëvizëse, si përshpejtimi, frenimi dhe kthesat.

 

Sportivitet dhe dinamikë ekstra ofron sistemi i drejtimit elektromekanik me karakteristikë specifike RS. Forca drejtuese kalon nëpërmjet një sistemi të kontrolluar brenda një distance të shkurtër në rrota, duke siguruar përgjegjshmëri spontane drejtimi. Përveç kësaj, sistemi i drejtimit nuk kërkon pothuajse fare energji në rrugë të drejtë dhe në këtë mënyrë kontribuon në reduktimin e konsumit të karburantit.

Mbyllur
Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.