-
Kërko
Sistemi motorik i Audit SQ5 TDI. Fuqi. Menjëherë.
E veçanta tek V6 3.0 TDI me biturbo: Tashmë me shpejtësi të ulët keni në dispozicion xhiro të larta prej 650 Nm. Fuqia e bën këtë motor harmonik dhe dinamik në të njëjtën kohë, në të gjithë gamën e shpejtësive. Rezultati është një përshpejtim mbresëlënës.
Më shpejt me konsum më të ulët
Me 230 kW (313 KF), Audi SQ5 TDI arrin në vetëm 5,1 sekonda nga 0 deri në 100 km/h. Dhe duke qenë se është një motor TDI, kjo lëvizje e shkathët përpara kryhet me efikasitet të lartë. Dinamika e agregatit shoqërohet edhe me sistemin me katër rrota aktive të përhershme: Kjo siguron që fuqia të arrijë saktë në çdo rrotë, aq sa është e nevojshme. Me sistemin tiptronic me 8 marsha, ju mund të zgjidhni dhe kështu të bëni udhëtimin tuaj edhe më individual, duke zgjedhur midis programeve D (normal) dhe S (Sport). Me një shasi S më të ulët rreth 30mm dhe me amortizatorët dhe pjesët përbërëse të modeluara qartë, ju e bëni udhëtimin tuaj më sportiv.