-
Kërko
Ndryshoni botën, jo vetëm të përditshmen tuaj. Audi Q7 e-tron quattro.
Sportivitet, komoditeti dhe efikasitet: Audi Q7 e-tron quattro është i pari TDI-Plug-in-Hybrid me sistemin quattro dhe i pari Plug-in-Hybrid me motor nafte nga Audi. Makina përshpejton 0 në 100 km/h në vetëm 6,2 sekonda dhe konsumon vetëm 1,8 litra naftë për 100 km.
Audi Q7 e-tron quattro Galeria-Multimedia
Sportiv dhe efikas Pikat kryesore të Audi Q7.
Dizajni
Dizajni i Audit Q7 e-tron quattro qëndron në një ekuilibër të formës së fuqishme e të mprehtë dhe pamjes elegante. Të gjitha linjat dhe sipërfaqet janë përpunuar saktësisht dhe në mënyrë koncize. Theksohen gjerësia dhe qëndrueshmëria e makinës - dera e pasme përqafon shtyllat Dqë janë tipike për modelet Q nga Audi.
Hapësira e brendshme
Audi Q7 e-tron quattro ofron hapësirën më të gjerë në segmentin e saj. Hapësira e bagazheve mban në gjendje normale 650 litra, maksimumi arrin në 1.835 litra. Elemente projektimi të tillë si Wrap-around - harku i madh rreth shoferit dhe pasagjerit të parë- si dhe shiritat dekorative apo manshetat e ajrit theksojnë gjerësinë e hapësirës së brendshme.
Sistemi lëvizës i makinës
Bateria litium-jon është e përbërë nga 168 qelizave baterie me cilësi të lartë dhe është me ftohje të lëngshme. Me kapacitet 17.3 kWh, ajo mundëson deri në 56 km largësi në mënyrë elektrike - një tjetër rekord në segment. Në Q7 e-tron quattro është montuar teknologjia me dy faza, e cila lejon ngarkesë deri në 7.2 kW. Kështu që në varësi të infrastrukturës (sipas prizës korresponduese industriale) dhe kabullit të karikimit, karikimi i plotë mund të ndodhë përafërsisht në dy orë e gjysmë.
Pjesa e brendshme
Elemente të projektimi të tillë si Wrap-around - harku i madh rreth shoferit dhe pasagjerit të parë- si dhe shiritat dekorative apo manshetat e ajrit theksojnë gjerësinë e hapësirës së brendshme. Sipërfaqet e aplikimit në dy pjesë lejojnë shumë kombinime individuale, një varg materialesh që janë pjesë e nivelit të klasës luksoze. Materiale të shumta të Audi design selection janë një risi e familjes Q. Përpunimi është pa kompromis - tipike e Audit.