-
Kërko
Plotësisht një ikonë. Audi SQ7 TDI i ri.
Dominimi në një dimension të ri: me 320 kW (435 KF) dhe 900 Nm xhiro, Audi i ri SQ7 TDI është makina sportive utilitare (SUV) më e fuqishëm me naftë në treg. Në 4,8 sekonda, ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h, dhe më tej deri arrin në 250 km/h. Edhe pjesa e jashtme është mbresëlënëse. Karakteristika të shumta të projektimit i japin SQ7 TDI një pamje të jashtme ekspresive. Pjesa e brendshme e gjerë, ju fton për t'u çlodhur - sipas dëshirës për pesë ose shtatë persona.
Audi SQ7 Galeria-Multimedia
I fuqishëm dhe i veçantë Karakteristikat e Audit SQ7
E fuqishme edhe në qëndrim: Kompresori me nxitje elektrike
Motori me perfomancë të lartë 4.0 litra V8 TDI operon me një risi botërore: Kompresori me nxitje elektrike i ofron SQ7 TDI një performancë mahnitëse. Në 4,8 sekonda, SQ7 TDI përshpejton nga 0 në 100 km/h, maksimalja është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h. Mobilizohen një pune mekanike prej 900 Nm në 1000-3250 xhiro/min.
Balancë deri në limit: Komforti në ecje
Stabilizatori elektromekanik opsional kujdeset për një stabilitet e shkathtësi më të madhe, si dhe më shumë rehati në kthesa. Ai rrit saktësinë e drejtimit, duke siguruar kështu një ecje edhe më sportive. Përveç kësaj, motori 4.0 TDI kombinohet me partnerë të tjerë të fortë: Sistemi i sapo projektuar tiptronic me tetë marsha ofron efikasitet të lartë dhe ndryshim të shpejtë të marshit, sistemi me katër rrota aktive quattro i jep më shumë fuqi sovrane në rrugë.
Qytet, shtet, parkim: Sistemet e ndihmës
Mbani qëndrim gjatë çdo udhëtimi. Oferta e SQ7 TDI përfshin 24 sisteme ndihmëse në lëvizje. Kështu, ju do të ndjeheni të sigurt, kursimtarë dhe të rehatuar në rrugë. Sistemi ndihmës në trafik dhe ai i parkimit janë vetëm dy nga sistemet ndihmëse opsionale që mundësojnë siguri më të madhe dhe rehati. Figura tregon lyerjen të personalizuar Audi exclusive në të kuqe Grana, efekt perle, një ofertë nga quattro GmbH. Për disponueshmërinë dhe çmimet, ju informon partneri juaj Audi.
Bujari në çdo vend: Koncepti i hapësirës
Ashtu si tek Q7, edhe tek SQ7 TDI është në dispozicion një koncept i ndryshueshëm i hapësirës. Sipas dëshirës, në të mund të zënë vend pesë ose shtatë pasagjerë në mënyrë të rehatshme. Në rreshtin e dytë, në seri është vendosur një pjesë me tre ndarje me segmente, që mund të palosen. Në radhën e tretë, në mënyrë elektrike mund të lëvizen ndenjëset brenda ose jashtë.