-
Kërko
Përqëndro fuqinë tënde Audi i ri R8 Coupé.
Audi i ri R8 Coupé vendos standarde: me fuqi 610KF, 330 km/h shpejtësi maksimale dhe përshpejtim nga 0 në 100 km/h për 3,2 sekonda, varianti më i mirë i Audit R8 V10 plus ofron një performancë mahnitëse që përforcohet edhe nga një dizajn i mprehtë. Audi R8 Coupé mban në mënyrë të pagabueshme Motorsport në gjenet e tij.
Audi R8 Coupé Galeria-Multimedia
Performancë mahnitëse. Karakteristikat e R8 Coupé.
Motorët e Audit R8 Coupé.
Motori më i fuqishëm thithës V10 është zhvilluar në përputhje me konceptin e xhirove të larta dhe të magjeps me reagimin e shpejtë dhe fuqinë e madhe tërheqëse në të gjithë gamën e shpejtësisë. Ai është në dispozicion në dy versione: Audi R8 V10 plus me 449 kW (610 KF) ose Audi R8 V10 me 397 kW (540 KF). Me një përshpejtim nga 0 në 100 km/h për 3,2 ose 3,5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 330 km/h dhe 323 km/h, Audi R8 Coupé lë një përshtypje mbresëlënëse.
Dizajni i Audit R8 Coupé.
Përjetoni makimalisht karakterin e garave sportive bashkë me një dizajn mahnitës: Korniza e radiatorit me ogon Audi, linjat anësore muskuloze dhe pjesa e pasme sportive theksojnë dizajnin e jashtëzakonshëm. Në fokus qëndron motori i mesëm V10, i cili ndodhet poshtë dritares së pasme dhe sipas dëshirës edhe mund të ndriçohet.
Dritat me rreze lazer të Audit R8 Coupé.
Dritat opsionale me rreze lazer dyfishojnë largësinë e pamjes të fenerëve LED me 600 metra. Në fener integrohet një modul lazer në të cilën janë të fokusuara katër dioda lazeri të fuqishme. Një konvertues fosforeshent e transformon rrezen blu lazer në dritë të bardhë trafik duruese. Kontrastet janë më të dukshme. Laser-Spot bëhet aktiv në 60 km/h dhe plotëson dritat LED - për një shtesë pamjeje dhe sigurie.