Audi virtual cockpit. I përqendruar. I fokusuar.

Jashtëzakonisht qartë. Audi virtual cockpit, një grup instrumentesh plotësisht dixhitale, është i orientuar drejt shoferit. Ekrani i madh TFT 12,3 inç ofron të gjitha informacionet në mënyrë të saktë dhe të qartë. I projektuar në mënyrë brilante dhe inovative.

Audi virtual cockpit kombinon funksionet e një monitori qendror MMI dhe grupin e instrumenteve tradicionale në një ekran të veçantë TFT 12,3 inç. Të gjitha funksionet dhe shërbimet paraqiten në mënyrë të shkëlqyer, me grafikë dhe efekte të detajuara. Shoferi ka në dispozicion dy zgjedhje; opsionin klasik të shikimit dhe opsionin "infotainment".

 

Në varësi të zgjedhjes, ndryshon dhe lloji i paraqitjes. Ndërkohë që në pamjen klasike, instrumentet rrethore, pra shpejtësimatës dhe takeometër dominojnë, tek opsioni "infotainment" ka funksione shtesë të tilla si navigacion, telefon, Audi connect apo media. Njoftimet për temperaturën e jashtme, kohën, kilometrazhin dhe simbolet paralajmëruese dhe udhëzuese kanë në të dy opsionet një vend të sigurt në qendër të panelit.

Opsionet e njoftimit të Audit virtual cockpit

Struktura operative intuitive

Me butonin "View" në timonin sportiv multifunksional, shoferi mund të kalojë mes dy moduleve. Në opsionin "infotainment", një dritare qendrore dominon pamjen - ajo jep hartën e lundrimit ose listën e telefonit, radios dhe audios. Takeometri dhe shpejtësimatësi janë vendosur majtas dhe djathtas si instrumente të vogla.

Fokusuar tek shoferi.

Në pamjen klasike, dritarja qendrore është më e vogël; instrumentet - me matës të zinj, tregues të kuq dhe numrat të bardhë - duken po aq të mëdha sa treguesit e sotëm analoge. Ekrani LCD paraqitet dukshëm në kroskot. Në lartësinë optimale të shikimit të shoferit.

 

Përveç mënyrave të njohura deri tani, funksioni MMI orientohet fuqishëm drejt elektronikës së konsumit: Pra, kontrolli  apo pika kyçe e funksioneve vazhdon të qëndrojë e njëjtë, kompleksiteti i niveleve dhe funksioneve operative mund të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme. Për shkak se komponentët e MMI janë më kompakt dhe më të fuqishme se kurrë. Kjo është reflektuar edhe në operimin me zë, i cili ka bërë një hap të madh drejt kontrollit të zërit.

Shpejt, i sigurt dhe plotësisht dixhital

 

Me qëllim që përmbajtjet të shfaqen shpejt dhe qartë, Audi është prodhuesi i parë automobilistik që punon me quadcore Tegra 30 Chip nga Tegra Seria 3 nga Nvidia. Procesori grafik gjeneron 60 imazhe në sekondë, duke siguruar që akrepi i shpejtësimatësit dhe takeometrit të ketë saktësi absolute. Audi virtual cockpit mund të paraqesë një shumëllojshmëri të gjerë informacioni - nga sistemet e ndihmës grafike në imazhet e kamerës së pasme e deri tek animimet dinamike.

Mbyllur
Për të ofruar një performacë optimale, ky website përdor 'cookies'.
Po jam dakord.