Fenerët Audi Matrix LED

Bëjeni natën ditë. Fenerët Audi Matrix LED nuk nënkuptojnë vetëm dritë më të mirë, por edhe më shumë siguri, efektivitet të lartë dhe dizajn atraktiv. Fenerët Audi Matrix LED ndajnë dritën kryesore LED në dioda  të shumta të vogla, duke bashkëpunuar me lente apo reflektorë. 

Nëpërmjet fenerëve Audi Matrix LED, diodat e dritave ulin dhe ngrenë ndriçimin në varësi të situatës. Gjithmonë sigurojnë një ndriçim shumë të saktë dhe prodhim maksimal drite pa pasur nevojë për një mekanizëm të komandueshëm.

Teknologjia Audi Matrix LED në film

Fenerët opsionalë Audi Matrix LED tek Audi i ri TT Coupé ndriçojnë rrugën në një pamje të gjerë dhe pa penguar përdoruesit e tjerë të rrugës. Në varësi të situatës, fenerët Audi Matrix LED përshtatin shpërndarjen e dritës tek Audi TT Coupe në formë të përkryer. Pasi kamera tek Audi TT Coupé dallon një automjet, fenerët Audi Matrix LED kalojnë rrezen e dritës në pjesët e nevojshme. Sistemi punon në mënyrë të saktë, duke bërë të mundur që drita të fshihet vetëm për mjetet përballë, por të gjitha zonat rrotull dhe pranë të jenë shumë mirë të dallueshme. Nëse trafiku ka kaluar, dritat e gjata rikthehen përsëri me fuqi të plotë. Për shoferin, ndriçimi mbetet gjithmonë i qartë dhe i njëtrajtshëm.

 

Teknologjia e re e ndriçimit është bindëse edhe gjatë ditës. Herë në pika të caktuara, herë si shirita dinamike të lehta - fenerët Audi Matrix LED të frymëzojnë me dizajn të sofistikuar dhe funksionalitet të lartë.

Mbyllur