Audi magnetic ride

Audi juaj i përshtatet mënyrës së ecjes, jo e kundërta. Audi magnetic ride përshtatet në një fragment sekonde, me anë të një fushe magnetike, për shkak të amortizatorëve, me situatën faktike të ecjes.

Shoferi ka në dorë zgjedhjen, nëse preferon një mjedis të rehatshëm ose sportiv. Audi magnetic ride është i kontrolluar me anë të Audi Drive Select ®, përfshirë edhe konfigurimin. Rezultati është një rehati mbresëlënëse në udhëtim. Opsionet bazë përfaqësohen me tre regjime "auto", "comfort" dhe "dynamic", të vendosur në mënyrë individuale.

Opsionet e ndryshme

 

Në opsionin "comfort" shoferi gëzon një balancë të dukshme, më të rehatshme dhe të ekuilibruar, e cila lejon veçanërisht në udhëtimet e gjata një ngarje të relaksuar. Përveç kësaj, amortizatorët kujdesen për një stabilitet të mrekullueshëm dhe të sigurt lëvizjeje, veçanërisht në kushte të këqija të rrugës.

 

Në opsionin "dynamic", mjeti i ofron gatishmëri shoferit, me reagime më të drejtpërdrejta në rrugë. Automjeti reagon edhe me më shumë gatishmëri dhe mundëson një ecje më dinamike, gjatë përshpejtimit, frenimit dhe kthesave me shpejtësi.

 

Në opsionin 'auto', sistemi i kontrollit zgjedh vetë stilin e lëvizjes të përshtatur sipas rastit, duke siguruar kështu një udhëtim të rehatshëm.

 

Mbyllur